Lidhu me ne

Kritike

Neritan Ceka: Në Shqipëri politika është rrumpallë, këtu bëhesh ministër pa pasur asnjë eksperiencë


Neritan Ceka ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, rolin e politikës gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri. Ceka është shprehur se vetëm në Shqipëri ndodh që një njeri pa eksperiencë, të bëhet direkt ministër.

Sipas tij, në Shqipëri politika është “rrumpallë”.

Unë mendoj se politika nuk është profesion sic është mjeku, sic është veterineri, pra duhet të ketë një përgjegjësi duhet të ketë një karrierë. I vetmi vend ku politika afron njerëz pa përvojë në poste të rëndësishme është Shqipëria. Pra, ti sot je askush, nesër bëhesh ministër direkt. Nuk po flas për deputetët. Pra, ti nuk mund të bëhesh Ministër i Jashtëm, se të pëlqen ty, nëse nuk ke kaluar në fazën e diplomacisë, nëse nuk e njeh mirë praktikën e shtetit. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri rëndom.

Kjo ndodh në gjithë sferat. Në çdo vend ka shkallë, pastaj vjen momenti kur mund të bëhesh president etj.

Ky është një “aksident”i organizuar. Unë mendoj që jemi në periudhën e rrumpallës politike, e cila favorizohet edhe nga mentaliteti i votuesve. Votuesi shqiptar kur do të kurojë zemrën e zgjedh doktorin me 100 miq, kur shkon për të votuar nuk ka nevojë për asnjë rekomandim, merr pjeprin e parë që i nxjerrin përpara.

Ky është problemi i madh jo vetëm i politikës, por mënyrës si është organizuar, që nga mentaliteti ynë, i një populli që nuk ka jetuar gjatë në demokraci”, tha Ceka.

Jemi në teatrin e demokracisë, zgjedhje të lira nuk do ketë

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Neritan Ceka theksoi se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo sipas tij duhet pranuar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ceka quajti demokracinë në vend të rreme dhe qytetarët aktorë, ku secili duhet të luajë pjesën që ka zgjedhur vetë.   

“Duke pranuar faktin e dhimbshëm që këtu zgjedhje të ndershme dhe të lira nuk do ketë, jemi në teatrin e demokracisë dhe do ta luajmë këtë pjesë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ky është një teatër i madh ku gjithë populli angazhohet, dikush shet votën, dikush e blen, dikush shkon me ndershmëri, ky është teatër ku secili ka rolin që ka zgjedhur vetë. Në ndryshim nga fakti që dikush ndihet humbës dhe dikush fitimtar do thoja këtë gjë që këtu ka dy fitimtar, i pari është fitimtar humbës, ky që e ka marrë pushtetin me gjithë këto borxhe dhe i dyti është humbësi fitimtar që në këtë rast është PD që më në fund u bë parti, ka një lider europian. Ne nuk kemi nevojë për heronj, një Skënderbe ishte, iku, u mbyll historia. Ne nuk na duhen heronjtë, heronjtë janë të rrezikshëm, na kanë shkatërruar, përveç Skënderbeut. Ajo që ka fituar populli shqiptar është një opozitë, kaq”, tha Ceka.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix14 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix14 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix14 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix14 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix14 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix14 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix14 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix14 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix14 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook