Lidhu me ne

Radar

Aktori / 16 kuriozitete interesante nga jeta dhe karriera e pilotit Tom Cruise

  1. Që nga viti 1996, Tom Cruise është i njohur për rolin e tij si agjent i IMF-së Ethan Hunt në serinë e filmave Mission: Impossible.
  2. Në 2012ën, ai ishte aktori më i paguar në Hollivud. 16 nga filmat e tij kanë arkëtuar mbi 100 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe 23 kanë arkëtuar më shumë se 200 milion dollarë në të gjithë botën.
  3. Që nga shtatori i vitit 2017, filmat e Cruise sollën më shumë se 3.7 miliardë dollarë në arkat amerikane dhe kanadeze dhe më shumë se 9 miliardë dollarë në të gjithë botën, duke e bërë atë aktorin e tetë me fitime më të mëdha në Amerikën e Veriut dhe një nga arkëtuesit më të mëdhenj në botë.
  4. Fitoi Globin e Artë në tre raste; për interpretimin më të mirë nga një aktor në një dramë, në vitin 1990 për “Lindur më Katër Korrik”, për performancën më të mirë nga një aktor në një film komedi / muzikali në 1997 për Jerry Maguire; dhe interpretimi më i mirë i një aktori dytësor në 2000 në filmin: Magnolia.
  5. Tom Cruise është një mbështetës i hapur i Kishës së Shenjtologjisë dhe programeve të saj shoqërore, duke i vlerësuar ata që e ndihmuan të kapërcejë disleksinë.
  6. Ai është aktori i parë që shfaqet në pesë filma radhazi, A Feë Good Men, The Firm, Intervistë me Vampirin, Misioni: I pamundur dhe Jerry Maguire, të cilat kanë arkëtuar më shumë se 100 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara.
  7. Në vitin 1996, pasi pa një grua të goditur nga një makinë, ai e shoqëroi atë në spital. Pasi mësoi se ajo nuk kishte siguracion, ai pagoi për faturën e saj të urgjencës, e cila ishte 7,000 dollarë.
  8. Ai e ka cilësuar babanë e tij si bullist. Babai e la nënën e tij kur Cruise ishte i vogël dhe Tomit iu desh të bënte punë të vogla si korrja e barit të fqinjëve për të ndihmuar nënën e tij të paguante faturat.
  9. Fitoi licencën e pilotit në 1994ën.
  10. Gruaja e parë e Cruise ishte aktorja Mimi Rogers.
  11. Aktorja Nicole Kidman ishte gruaja e tij për 11 vjet. Ata u divorcuan në vitin 2001.
  12. Tom Cruise u rrit në një familje të përkushtuar katolike dhe fillimisht donte të bëhej prift. Kur ishte 14 vjeç, ai madje ndoqi një seminar françeskan në Cincinnati me bursë.
  13. Në vitin 1998, ai shpëtoi një grua e cila u sulmua në Londër, pasi përzuri agresorët bashkë me truprojat e tij.
  14. Ai është me origjinë irlandeze, gjermane dhe angleze. Prejardhja e tij irlandeze është 840 vjeçare. Në trungun familjar irlandez të Crusëve ka trima, baronë dhe rebelë.
  15. Cruise e ka vizituar Japoninë aq shumë herë sa vendi ka vendosur atij “Ditën e Tom Cruise”, që festohet në Japoni në 10 tetor.
  16. Ai thuhet se refuzon të nënshkruajë një kontratë filmi nëse producentët nuk e lejojnë t’i bëjë vetë manovrat e rrezikshme. Në Mision Impossible: Rogue Nation, ai u var nga ana e një avioni fluturues dhe ka mbajtur frymën për gati gjashtë minuta nën ujë.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook