Lidhu me ne

Radar

Qeveria zgjat me 10 vjet shfrytëzimin e bregdetit nga Green Coast

Qeveria zgjat me 10 vjet shfrytëzimin e bregdetit nga Green Coast

Qeveria ka vendosur zgjatjen me 10 vjet të përdorimit të trojeve në bregdet nga ana e resortit luksoz Green Coast, në pronësi të Grupit Balfin.

Këshilli i Ministrave ka votuar për disa ndryshime në VKM Nr.544, të datës 27.7.2016, për zgjatjen nga 20 vjet në 30 vjet të perjudhës së përdorimit të truallit në bregdet.

Ndryshimet në pikën 2 të VKM sugjerojnë se qeveria ka zgjeruar edhe hapsirën e dhënë resortit për shfrytëzim, duke iu referuar një shtojce baskëngjitur vendimit, të cilën nuk e gjetëm.

Po ashtu, qeveria ka shtuar një tjetër pikë në kontratë që “në mënyrë përjashtimore” i jep Green Cost të drejtë të kërkojë shtim të truallit në përdorim në çdo kohë.

Një gjë e tillë gjendet e sanksionuar si vijon:

“2.1.1 Përjashtimisht, kontrata mund të rishikohet me kërkesë të investitorit strategjik “Green Coast”, në rast se kërkohen të shtohen sipërfaqe plazhi në përdorim, brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi.”

“Green Coast” ka për investitor “Balfin Group”, një korporatë financiare që bashkon disa kompani, ku përfshihen dhe dy prej qendrave më të mëdha tregtare, QTU dhe TEG.

Nën petkun e “investimeve strategjike” qeveria nxorri një ligj në 2014, me anë të të cilit qeveria u ka dhënë tokë publike një grupi biznesmenësh favorit të saj.

Të njëjtin vit, Këshilli i Kombëtar i Territorit (KKT) i dha kompanisë “Green Cost”, të drejtën për të ndërtuar, mbi 500 rezidenca private në Palasë, fillimisht, në një sipërfaqe totale prej 18 ha, si dhe të drejtën e përdorimit, për njëzet vjet, të brigjeve në Plazhin e Dhralesë.

Tre vjet më pas, KKT-ja miratoi një tjetër leje. Kompania fitoi të drejtën për të shtuar edhe nëntë vila të tjera, por dhe një hotel njëqind e njëzet dhomash me pesë yje. Sipërfaqja e truallit u zmadhua me tre hektarë, ndërsa koeficenti i shfrytëzimit për ndërtim, me 30%. Numri i kateve mbi tokë, u rrit me një, ndërsa, nën tokë, deri në tre.

Para një muaji, një investigim nga Reporeter.al zbuloi se qeveria shqiptare ka ndërtuar me fonde publike infrastrukturën e kompleksit Green Coast, që përfshin një pistë helikopterësh dhe një mol jahtesh.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook