Lidhu me ne

Radar

Armando Subashi, kurbani i radhës në PS / Bien këmbanat për arrestimin e tij

Pas Lushnjes “furtuna” e drejtësisë, duket se do të zhvendoset në Fier.

Pas kryetarit të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, sinjalet janë dhënë për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ka qenë deputeti socialist, Petro Koçi, i cili sot i ka bërë thirrje SPAK-ut, që të zbresë në Fier.

Ndonëse nuk ka përmendur emra, akuzat e tij kanë qenë të forta në drejtim të kryebashkiakut Armando Subashi.

                         Petro Koçi

Lidhja e protagonistëve të botës së krimit me zyrtarë të caktuar, financimi apo lidhja e  subjekteve me bandat kriminale dhe kërcënimi i subjekteve konkurrente, janë sipas Koçit, 3 mënyrat sesi krimi ka shtrirë duart në financat publike.

“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojne fitime kolosale nga taksat tona”, është shprehur Koçi me anë të një deklarate në rrjete sociale.

Lidhjet me “Ben Qimen”

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është përfolur në media por edhe nga Opozita për lidhjet e tij të fuqishme me të gjithë individët me rekorde kriminale që nga koha që ka qenë kryetar i Gjykatës së Fierit.

Ai dyshohet se ka abuzuar me detyrën, duke dhënë leje ndërtimi për njerëz të botës së krimit.

Në vitin 2017, ish-kryeministri Sali Berisha, bëri publike, denoncimin e një qytetari, i cili ankohej se me rregullimin e qendrës së qytetit të Fierit, atyre do t’u prishen shtëpitë dhe bizneset për të favorizuar të ashquaujturin “Ben Qimja”.

                             Armando Subashi

“Çdo gjë po bëhet arbitrarisht. Jane 2 persona që marrin çdo tender apo sipërmarrje në Fier. Arben Isufaj (Ben Qimja) dhe A. Goga. Ky është projekti me kullën pas Gjanicës”, shkruante në denoncimin e tij qytetari.

Po në vitin 2017, Subashi është kallëzuar penalisht më herët nga Partia Demokratike për abuzim me detyrën, me pretendimin se ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit kryesor të qytetit.

Subashi i “dorëzon” Bashkinë gruas

Subashi ndër të tjera është përfolur se në Bashkinë që ai drejton ligjin e bëjnë gruaja dhe i vëllai.

Ka qenë Monika Kryemadhi kryetarja e LSI-së e cila e ka bërë publike një gjë të tillë.

Sipas saj, bashkia e Fierit, nuk drejtohet nga “kryetari” por nga “gruaja” e tij.

“Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë”, ka thënë më herët Kryemadhi.

Por, duket se tashmë as gruaja, as dikush tjetër nga familja e tij, nuk mund të bëjnë ligjin në Bashki, pasi paralajmërimi i deputetit Petro Koçi do të thotë se parngat janë shumë afër.

Kështu kurbani i radhës në PS pritet të jetë  kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi./CNA.al

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook