Lidhu me ne

Kryesore

Popullit të shkrete gjatë vitit 2020 iu vendosën 265,315 gjoba nga policia bashkiake

Bashkia Tiranë sfidoi karantinën duke vendosur rekord gjobash qarkullimi

Nga Besar Likmeta/BIRN

Edhe pse Tirana u mbyll për gati dy muaj në karantinë dhe qarkullimi i mjeteve ishte i kufizuar, pandemia e COVID-19 nuk e ka ndaluar policinë bashkiake të Tiranës të vendosë një numër rekord gjobash qarkullimi gjatë vitit 2020.

Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për qytetarët e Tiranës. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në muajin mars, kryeqyteti u karantinua për një periudhë gati dy mujore, kohë kur qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve ishte i kufizuar.

Edhe pas përfundimit të karantinës, gjatë së cilës qeveria e kryeministrit Edi Rama nxori dhe mjetet e blindurara të ushtrisë në rrugë, masat e distancimit social dhe ora policore për aktivitetin e bareve dhe restoranteve vazhduan për muaj me rradhë.

Sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2020, u shënua tkurrja më e madhe ekonomike e dekadës, pasi prodhimi i brendshëm bruto ra me 10.2 %, ndërkohë që vlerësohet se 50,000 punëmarrës humbën vendin e punës në të gjithë vendin.

Megjithatë, kriza ekonomike dhe situata e jashtëzakonshme shëndetësore nuk e ndali zellin e policëve bashkiakë të kryeqytetit për të gjurmuar automjetet e parkura ‘keq’ nëpër lagjet e kryeqytetit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkia e Tiranës, gjatë vitit 2020 u vendosën 265,315 gjoba ‘qarkullimi rrugor’ nga policia bashkiake, duke shënuar një rritje prej 58,199 gjobash nga vitit paraardhës, e barabartë me rritje vjetore prej 22%.

Gjobat e qarkullimit rrugor nga policia bashkiake e Tiranës kanë shënuar një rritje eksponenciale që nga ardhja e kryebashkiakut Erion Veliaj në pushtet, nga një mesatare prej 3052 gjobash në muaj në vitin 2016 në 22,110 gjoba në muaj vitin 2020, ose gati 10 herë më shumë.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Tirana ka qenë qarku më i prekur nga koronavirusi i ri në vend me 55,553 të infektuar dhe 997 viktima./BIRN/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar17 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore18 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix18 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix18 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar18 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix18 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix18 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix18 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook