Lidhu me ne

Radar

Intervista e ish-kryeministrit të Turqisë / Ahmet Davutoğlu: Disa segmente të qeverisë turke janë mafioze

20 Confrontations Between Davutoğlu and Erdoğan – Asbarez.com

“Der Spiegel”

Ahmet Davutoğlu takohet me ne për intervistën pak para mesnatës, në një hotel në qytetin

e vjetër Antakia, afër kufirit me Sirinë. Ai e ka kaluar gjithë ditën nëpër takime me mbështetësit e partisë së tij pavarësisht temperaturave mbi 40 gradë Celsius.

62 vjeçari, ka qenë Ministër i Jashtëm në vitet 2009-2014 dhe më pas kryeministër në vitet 2014-2016, dhe ka qenë aleati i ngushtë i presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Në vitin 2019, ai u largua nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) pas një mosmarrëveshje me Erdogan dhe themeloi partinë e tij. Që atëherë, ai ka udhëtuar nëpër vend për të krijuar mbështetje për partinë e tij. Davutoğlu beson se Erdogan do të rrëzohet shpejt nga pushteti..

Zoti Davutoğlu, ju keni qenë Ministër i Jashtëm dhe kryeministër nën presidentin Erdoğan. Pse tani jeni kthyer kundër tij?

Nuk kishtenjë arsye ose një episod të vetëm. Ishte një proces. Si këshilltari kryesor i politikës së jashtme të Erdoganit dhe si ministër i Jashtëm, unë isha përgjegjës për diplomacinë. Kompetencat e mia ishin të kufizuara. Kur u bëra kryeministër, kuptova se vendi duhej të reformohej rrënjësisht për sa i përket demokracisë, sundimit të ligjit dhe transparencës.

Pas fitores sime në zgjedhjet e nëntorit 2015, unë prezantova një paketë reformash që përfshinin masa të tilla si ndryshimi i kritereve të përdorura për dhënien e tenderave qeveritarë. Askush, asnjë ministër apo biznesmen, nuk duhet të vazhdojë të jetë në gjendje të pasurohet në kurriz të qytetarëve turq.

A keni qenë personalisht dëshmitarë të rasteve të korrupsionit qeveritar?

Po. Pushteti të korrupton. Kur Erdoğan u bë kryeministër në vitin 2003, ai donte ende të frenonte korrupsionin në vend. Sot, kjo dukuri është më e shfrenuar se kurrë më parë. Unë doja të luftoja nepotizmin, por përpjekjet e mia ishin të kota. Pasi u largova nga detyra, dhëndri i Erdogan u bë njeriu më i fuqishëm në sistem. Unë kërkova një lloj etike në politikë. Por Erdogan nuk e donte këtë gjë.

Ju desh të largoheshit pasi ishit shumë kritik?

Unë isha shumë protagonist dhe shumë efikas si kryeministër. Erdoğan nuk mund ta duronte dot këtë. Ai nuk pranon askënd përkrah tij. Ai e ktheu kundër meje udhëheqjen e partisë. E kuptova që është e pamundur të zbatohen reformat nën këtë lloj mjedisi. Është kjo arsye pse dhashë dorëheqjen si Kryeministër.

Ju ishit në krye të qeverisë kur ushtria zhvillonte luftë kundër njerëzve të saj në rajonet me shumicë kurde. A ndiheni pjesërisht fajtor për rënien e demokracisë turke?

Jo. Përshkrimi juaj nuk është i saktë. Ajo nuk ishte një luftë kundër kurdëve, por më tepër një operacion anti-terrorist kundër grupeve si PKK(Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) dhe ISIS. Dhe unë do të veproja njëlloj edhe sot.

Erdoğan e filloi qeverisjen e vendit si një reformator demokrat. Çfarë shkoi keq?

Ne ishim në rrugën e duhur. Në vitin 2010, miratuam një paketë reformash që u prit mirë edhe nga opozita. Pika e kthesës erdhi në vitin 2013 …

Me protestat në Parkun Gezi të Stambollit, të cilat u shtypën me dhunë nga policia…

Jo vetëm me kaq. FETÖ po fitonte gjithnjë e më shumë ndikim. Dhe Erdoğan po bëhej gjithnjë e më shumë autoritar. Si kryeministër, unë u përpoqa ta rregulloj shtetin. Por nuk isha në gjendje të arrija atë që doja.

Kritikët tuaj thonë se ju keni qenë një kukull në duart e Erdoğan…

Kushdo që më quan kukull nuk e kupton politikën turke. 47 nga 50 anëtarët e komitetit qendror të AKP-së nënshkruan një peticion kundër meje në vitin 2016 me këmbënguljen personale të Erdoğan. Pastaj fshehurazi më kërkuan falje. Ata më thanë:Profesor, kritikat tuaja ishin të drejta.

Si ka mundësi që ka shumë pak politikanë të AKP-së që rebelohen publikisht kundër Erdoganit? Për shkak të frikës?

Po, disa kanë frikë. Por shumë prej tyre thjesht përfitojnë shumë nga sistemi aktual. Në Turqi nuk është e zakonshme që një politikan të shkëputet nga partia e tij, sidomos kur ajo është në pushtet.

Pse u larguat nga AKP-ja vetëm në vitin 2019 dhe jo më herët?

Unë u përpoqa të ndryshoj partinë nga brenda. Synimi im nuk ishte të rrëzoja Erdoğan. Unë doja që ai të kishte sukses, për sa kohë që sjellja e tij ishte në përputhje me demokracinë. Kur ai prezantoi sistemin presidencial në vitin 2017, mendova me vete:“Jepja një shans; ndoshta do të përmirësohet!”. Patëm 3 takime të gjata me njëri-tjetrin, dhe unë i dhurova 3 dosje me propozime për reforma, por shpresat e mia u shuan.

Ekonomia turke është në telashe serioze, dhe institucionet qeveritare si për shembull gjyqësori, janë dëmtuar rëndë. Ç’duhet të bëjë Turqia për ta kaluar këtë krizë?

Kjo krizë është më e rëndë sesa ajo e vitit 2001, pasi kësaj here nuk po preket vetëm ekonomia, por vetë themelet e shtetit. Por unë jam ende i bindur, që ne mund ta gjejmë rrugëdaljen nga kjo pikë e ulët, nëse mund të kemi sukses në rivendosjen e parimeve demokratike dhe ripërtëritjen e institucioneve tona.

Çfarë ju bën kaq optimist?

Turqit kanë një dëshirë të madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit. E ndjej këtë çdo ditë kur udhëtoj nëpër vend. Kudo që shkoj, njerëzit më thonë:“Profesor, tre vjet më parë, unë votova për AKP. Por jo këtë herë”.

A është i mundur ndryshimi me Erdoğan?

Kam pak shpresë për këtë gjë.

A mendoni se do të ketë zgjedhje të reja?

Po. Nuk mund ta imagjinoj që koalicioni midis Erdoğan dhe MHP-së së Devlet Bahçeli do të zgjasë për shumë kohë. Unë pres të ketë zgjedhje të reja që në pranverën e vitit 2022.

A mendoni se Erdoğan do ta pranonte humbjen në zgjedhje?

Po. Si ish-kryeministër i këtij vendi, unë i garantoj qytetarëve se do të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira.

A ka gjasa që Erdoğan të provokojë trazira për të mbrojtur pushtetin e tij?

Mund të ketë njerëz rreth tij që do ta provojnë mbi këtë skenar. Por do të dështojnë. Për shkak të situatës katastrofike ekonomike, pakënaqësia e popullit me qeverinë është aq e madhe sa manovrat manipuluese nuk do të luajnë rol vendimtar në zgjedhjet e ardhshme.

A është Turqia një shtet mafioz nën Erdogan?

Jo e gjithë Turqia. Por, disa pjesë të qeverisë janë mafioze.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix18 orë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar18 orë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore3 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix3 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar3 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix3 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix3 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix3 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix3 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook