Lidhu me ne

Radar

Si funksionon Pegasus dhe a jemi të rrezikuar?

Everything You Need to Know about the Pegasus Spyware - CloudSEK

The Conversation

Aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe avokatët në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare, falë një programi kompjuterik izraelit që spiunon celularët e tyre. Hetimi është konfirmuar nga Guardian dhe 16 media të tjera, të cilat thanë se programi është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë.

Programi në fjalë, infekton iPhone dhe celularët Android për të lejuar ata që e përdorin që të kenë qasje tek mesazhet, fotografitë, e-mail-et si dhe për të aktivizuar mikrofonin e aparatit. Lista e numrave të telefonit të sinjalizuar nga hetimi për Pegasus përfshin më shumë se 50 mijë numra, raporton abcneës.al

Si funksionon?

Nuk ka asgjë të komplikuar në mënyrën se si Pegasus infekton telefonat. Sapo instalohet në telefon, Pegasus mund ta mbikëqyrë pajisjen gjatë gjithë kohës – mund të kopjojë mesazhet, të regjistrojë thirrjet, të marrë fotot apo të aktivizojë fshehurazi kamerën dhe mikrofonin. Potencialisht mund të përcaktojë se ku ndodhet një person, ku ka qenë dhe kë ka takuar.

Shumica e raporteve të medias mbi Pegasus kanë të bëjnë me kompromisin e pajisjeve Apple. Spyware infekton pajisjet Android gjithashtu, por nuk është aq efektiv pasi mbështetet në një teknikë rooting që nuk është 100% e besueshme.

Hulumtuesit dyshojnë se versionet më të fundit të Pegasus instalohen vetëm në memorien e përkohshme të telefonit, që do të thotë se sapo telefoni ndizet, pothuajse të gjitha gjurmët e programit zhduken.

A nuk janë pasisjet Apple më të sigurta?

Pajisjet Apple zakonisht konsiderohen më të sigurta se ekuivalentët e tyre Android, por asnjë pajisje nuk është 100% e sigurt. Apple ka një nivel të lartë kontrolli në kodin e sistemit të saj operativ, si dhe në aplikacionet e saj.

Apple gjithashtu ushtron kontroll të plotë  kur përdoren azhurnimet, të cilat më pas miratohen nga përdoruesit. Pajisjet Apple azhurnohen shpesh në versionin më të fundit të iOS përmes instalimit automatik. Kjo ndihmon në përmirësimin e sigurisë.

Nga ana tjetër, pajisjet Android bazohen në koncepte të tjera, kështu që prodhuesit e pajisjeve mund të përshtatin sistemin operativ për të shtuar veçori shtesë ose për të optimizuar performancën, raporton abcnews.al

Çfarë mund të bëjnë njerëzit që të ndihen të sigurt?

Megjithëse shumica e njerëzve nuk ka gjasa të jenë në shënjestër të këtij lloji sulmi, ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të minimizuar ekspozimin tuaj të mundshëm – jo vetëm ndaj Pegasus por edhe ndaj sulmeve të tjera.

1)Mbani vetëm kontaktet e njohura dhe të besuara kur përdorni telefonin tuaj. Pegasus hapet në pajisjet Apple përmes iMessage. Dhe kjo është e njëjta teknikë e përdorur nga shumë hakera. E njëjta këshillë vlen për mesazhet e dërguara përmes postës elektronike ose aplikacioneve të tjera të mesazheve.

2) Sigurohuni që pajisja juaj të jetë azhurnuar me çdo informacion të ri. Ndërsa një version i standardizuar i një sistemi operativ krijon një bazë të qëndrueshme për hakerat, kjo është mbrojtja juaj më e mirë .

Nëse përdorni Android, mos hapni njoftimet për versionet e reja të sistemit operativ. Kontrolloni vetë për versionin e fundit, pasi prodhuesi i pajisjes tuaj mund të mos ofrojë azhurnime .

3) Megjithëse mund të duket e sigurt, vendosni kod në telefonin tuaj.  Diçka të tillë mund ta bëni me identifikimin e gishtit apo fytyrës.

4) Shmangni shërbimet publike dhe falas WiFi ( përfshirë hotelet ).

5) Enkriptoni të dhënat e pajisjes suaj dhe  fshini të dhënat aty ku krijohet mundësia. Nëse pajisja juaj humbet ose vidhet, të dhënat tuaja do të jetë të sigurta.

Kush e përdor?

NSO nuk tregon hapur kush e blen softuerin, por faqja e internetit e kompanisë thotë se produktet përdoren ekskluzivisht “nga inteligjenca qeveritare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të luftuar krimin dhe terrorin”.

Avokatët e NSO pretenduan se raporti teknik ishte një hamendësim, duke e përshkruar atë si “një përpilim të supozimeve spekulative dhe të pabazuara”. Sidoqoftë, ata nuk kundërshtuan asnjë nga gjetjet ose konkluzionet specifike.

Një nga sfidat më domethënëse që Pegasus u paraqet gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut është fakti që softueri shfrytëzon dobësi të pazbuluara, që do të thotë se edhe përdoruesi i telefonit më i ndërgjegjshëm për sigurinë nuk mund të parandalojë një sulm. Praktikisht, Pegasus është “i pakapshëm”.

Pegasus ka të ngjarë të nxisë debate mbi mbikëqyrjen e qeverisë në disa vende të dyshuara për përdorimin e teknologjisë. Hetimi sugjeron që qeveria hungareze e Viktor Orban është një nga vendet që përdor programin, duke synuar gazetarë si dhe rrethin e ngushtë të njërit prej pak ekzekutivëve të pavarur të mediave të Hungarisë.

MË TEPËR

Mix33 minuta më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix40 minuta më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix41 minuta më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix44 minuta më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix48 minuta më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix52 minuta më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix54 minuta më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix57 minuta më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix59 minuta më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook