Lidhu me ne

Temporal

Si i vjedh të dhënat një Hacker? Këshillat e ekspertit Besmir Semanaj, dhe gabimi kur lidhemi me WiFi në kafe apo aeroporte

Si i vjedh të dhënat një Hacker? Këshillat e ekspertit dhe

Një grup që operonte prej dy vitesh në Shqipëri vidhnin të dhënat e qytetarëve dhe llogarive të tyre bankare prej dy vitesh, dhe shkaktuan një dëm prej 4 milionë eurosh. Por si arrinin ta bënin këtë? Besmir Semanaj, ekspert IT ka treguar se gjithçka nis nga një gabim njerëzor. Vitet e fundit thotë se kanë shtuar rastet e krimit kibernetik dhe vjedhjes së parave online.

“Nuk kemi thyerje të llogarive bankare, çdo gjë ka filluar me një gabim njerëzor , keqbërësi dërgon qindra e male drejt kompanive, në përgjithësi janë shumë të thjeshta ku thotë se adresa mbyllet nëse nuk e verifikoni brenda 24 orëve dhe japin një link. Ato që nuk dinë, hapin linkun dhe vendosin adresën dhe paswordin. Në këtë moment , hakeri merr adresën, dhe më pas duke lexuar komunikimet kap mesazhet se ku bëhen pagesa. Nëse ju psh dërgoni një faturë drejt SHBA keqbërësi fshin e mailin që ju dërgoni dhe dërgon një e mail duke ndryshuar emrin e faturuar. Ato edhe kompanitë i hapin me emra shumë të ngjashme nga Report Tv psh e bën Report Tw. Hapi i dytë është falsifikimi i identitetit, ato falsifikojnë identitete dhe hapin biznesin në mënyrë që këto para që janë të hapura në një identitet fals të kalojnë në një llogari bankare dhe më pas të transferohen në zona të BE ose offshore ku është e vështirë gjurmimi i parave. Pra çdo gjë fillon nga një gabim njerëzor, nëse nuk do klikonte e-mail nuk do kishim dhe këtë hakerim, kështu është skenari. “Peshkimi” është një nga krimet më të thjeshta, por shkakton kostot më të larta të humbjeve, por s’kemi vetëm humbje monetare, por edhe besueshmërie, se mund të marr të dhëna të klientëve që janë shumë sensitive, pjesa më e madhe e krimit po shtohet”.

Eksperti jep këshillën e rëndësishme: “Kurrë mos kryeni veprime sensitive kur jeni të lidhur me Wifi në lokale apo në ambiente publike”.

“Ajo që duhet të kemi kujdes është se duhet të përdorim pajisje të sigurta, ne nuk e vrasim mendjen për Wifi që lidhemi, pa e menduar që në të njëjtin rrjet mund të ketë keqbërës dhe në botën online nuk duhet t’i besoni askujt. Numri mi i madh i hakerimeve ndodhet në rrjete publike, ku mund të kemi dhe keqbërës dhe duke qenë në të njëjtin rrjet mundësia e hakerimit është më e lart. Në momentin që jemi në rrjete publike, nuk duhet të kryejmë transaksione të rëndësishme, apo të japim të dhëna sensitive, veprimet e punës të mos kryhen nga një lokal, apo nga një aeroport se edhe për Policinë e Shtetit do jetë shumë e vështirë që t’i kap keqbërësit në një rrjet publik, kështu që duhet t’i shmangim për veprime sensitive”.

Nga ana tjetër, Semanaj tha se Shqipëria ka ekspertë, por duhet të shtohet numri i tyre, prandaj theksoi se shteti shqiptar duhet të investojë më shumë.

“Në Shqipëri ka shumë ekspertë të aftë dhe në polici, por jam koshientë që numri i ekspertëve është shumë i vogël, shteti shqiptar të investojë në resurse. Se s’kemi ekspertë në rrethe, por vetëm në Drejtorinë e Policisë së Shtetit”.

Intervista për Report Tv.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook