Lidhu me ne

Kioske

BBV dhe skizofrenia mediatike, 0.25% e popullit që po çmend popullin!

Koment nga ing. Besmir Semanaj

https://www.podiumi.com/ media online prej vitit 2016

No photo description available.

BBV dhe skizofrenia mediatike, 0.25% e popullit që po çmend popullin!

Ditët e fundit është e pamundur të mos lexosh dhe të hasësh pafund në botën e internetit, artikuj plot fyerje dhe gjyqe mbi historinë e fundit Donald-Beatrix.

Të gjithë kanë krijuar përshtypjen që shqiptarët po iu bëjnë gjyqin dhe po i “masakrojnë”.

Realiteti në syrin e një inxhinieri IT ose matematicieni është komplet ndryshe.

Mua nuk më intereson historia personale e askujt. Ajo që më shqetëson dhe më intereson është promovimi i mllefit, dhe shfaqja e shqiptarëve si popull injorant, agresiv, xheloz dhe dashakeqës.

Këtë frymë më së shumti e promovon dhe trumbeton media e paafte, që luftën e bën për 2 klikime më shumë.

Pre e kësaj kanë rënë dhe shumë analistë dhe TV serioze.

Pre e medias kanë rënë dhe familjet që bombardohen me një realitet që nuk ekziston, dhe vuajnë mallkimet ndaj të dashurve të tyre.

Mund t’ju thëm që njerëzit negativë, që mallkojnë gjithë ditën, pra militantët e internetit janë vetëm 0.25% e popullsisë së internetit 😊

Do ju shpjegoj se nga vjen kjo shifër që nuk arrij ta kuptoj pse media e trumbeton kaq shumë.

Të hapim faqën zyrtare të BBV në instagram dhe të përqëndrohemi tek video kulminante ku 2 personave iu bëhet gjyq publik, ndërsa analistët shfryjnë frustimet personale mbi 2 persona qe nuk besoj t’iu kenë ndonjë “borxh”.

Video në total është shikuar nga 400 000 shqiptarë, të cilët mund të kenë sharë ose pëlqyer çiftin në fjalë.

Nëse nga 1200 komente, 1000 janë kundër duke përfshirë personat që komentojnë më shumë se një herë dhe me adresa fallco, i bie që vetëm 0.25% e shqiptarëve që janë aktiv në ndjekjen e BBV janë njerëz agresivë dhe të prekur nga situata.

Në të njëjtën kohë kemi rreth 11 000 pëlqime që shprehin aprovim dhe dashamirësi.

Në përqindje i bie që 2.75% e personave aktiv janë pozitiv dhe pro.

Raporti negativitet VS pozitivitet është 90% pro dhe vetëm 10% kundër.

Pjesa që më pëlqen më shumë është që 96.85 e ndjekësve të BBV në Instagram nuk janë shprehur dhe po shijojnë spektaklin.

Mund të më thotë njeri se si mund t’i jepet zë 0.25% të popullit të internetit dhe të çmendin një Shqipëri të tërë?

Në çdo panel bëhen gjyqe sikur shqiptarët nuk kanë halle të tjera.

Kjo është pasqyrë dhe mbi situatën aktuale shqiptare ku 96.85% e popullit jeton me hallet që i shkakton ky 0.25%.

Flini rehat popull se asgjë nuk po ndodh, të shkuara të lënduarve dhe urime të dashuruarve.

May be an image of text that says "BIGBROTHER"

MË TEPËR

Mix28 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix31 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix33 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix36 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore41 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix46 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix53 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook