Lidhu me ne

Radar

Plagosi 5 persona te xhamia në “Rrugën e Kavajës”/ Prokurori “shpëton” nga burgu agresorin, reagon imami Ahmed Kalaja: Vjen erë apo më duket mua ?

Plagosi 5 persona te xhamia në "Rrugën e Kavajës"/

Prokuroria ka mbyllur hetimet për sulmin te xhamia “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës, ku Rudol Nikolla sulmoi disa besimtarë me thikë duke i lënë të plagosurit. Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Prokurori i çështjes Hysni Mulaj ka dalë në konkluzion se për autorin nuk mund të jepet dënim me burg, pasi e ka cilësuar si të sëmurë mendor dhe ka kërkuar që t’i nënshtrohet kurimit.

Lajmin e ka bërë me dije imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe disa dokumenta dhe e cilëson si vendim të padrejtë.

“Publikojmë për të gjithë ju mbylljen e hetimit mbi rastin e plagosjes së ndodhur në Ramazan. Çfarë bëhet? Ku synojnë? As gjyq as thirrje të të plagosurve?? A mund të jetë ndonjë familjar i prokurorit viktima e radhës ?! Vjen erë apo më duket mua ????”, shkruan Kalaja.

Në dokumentin e publikuar, prokurori i çështjes ka nxjerrë këto konstatime:

“1) Personi në hetim Rudolf Nikolla vuan nga probleme të shëndetit mendor.
2) personi në hetim plotëson kriteret për diagnostiko për çrregullim psikotik i pa specifikuar.
3) Personi në hetim nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit dhe perceptimit.
4) Personi nën hetim për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.
5) Personi në hetim, prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme.
6) Personi në hetim, aktualisht prezanton simptomë psikotike aktive, të sëmundjes prej së cilës vuan.
7) Personi duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme nëpërmjet HCR 20, ku analizohet historia për sjellje të paparashikueshme, klinika aktuale e menaxhimit të riskut në të ardhmen, i rekomandohet masa mjekësore e “Mjekimit të detyruar në një institut mjekësor”, thuhet në dokument.

Më pas prokurori çështjes jep dhe arsyen se pse nuk mund të japë një dënim me burg për këtë vepër penale.

“Për sa i përket përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale nga ana e të pandehurit Rudolf Nikollaj, për shkak se ai ka rezultuar i papërgjegjshëm para ligjit për veprën e kryer, e për pasojë nuk mund të akuzohet apo dënohet për kryerjen e saj, për këto arsye ne do i drejtohemi Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, kjo në mbështetjet të neneve 46 të Kodit Penal dhe 46 të K. Pr. Penale me kërkesë: Për caktim e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” ndaj të pandehurit Rudolf Nikollaj, sipas nenit 46, pika 2 e K, Penal”, thuhet në dokument, ku bëhet i ditur edhe përfundimi i hetimeve.

https://www.facebook.com/ahmedkalaja/posts/372160717606190

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix4 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix4 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix4 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix4 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix4 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix4 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix4 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix4 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix5 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook