Lidhu me ne

Radar

Porno me vaksinën, me tërmetin, me vdekjen – Nga Elona Caslli

Rilindja ka reduktuar në propagandë të fëlliqur çdo proces në këtë vend. Kemi parë sistematikisht të kryhet procesi i ” pornos me varfërinë” ku njerëzit në nevojē vendosen para një kamere ose aparati fotografik, ku janë të detyruar të pohojnë varfërinë e tyre publikisht dhe t’i shprehin qeverisë mirënjohjen për një vakt të dhuruar.

Kemi parë ” Porno me tërmetin” ku një shtëpi e rindërtuar shfaqet dy herë në profilin e kryebashkiakut apo të kryeministrit; një herë me video dhe një herë me foto. Në foto me një arrogancë të pashembullt shfaqet ose kryeministri ose kryebashkiaku, që tundin çelësat e shtëpisë së rindërtuar a thua se ajo shtëpi është ndërtuar nga të ardhurat personale të këtyre të fundit. Në video kryebashkiaku ose kryeministri shihen si hyjni të zbritura mbi tokë dhe harrohet fakti që falenderimi duhet t’u shkojë të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe jo dyshes rilindase që bën një propagandë të fëlliqur me këto taksa.

Kemi parë skena të neveritshme nga kryebashkiaku në kohën e mbylljes në pandemi, ku është bërë ” porno edhe me vdekjen”. Kryebashkiaku me 10 kamera me vete shkon t’i çojë një gruaje të moshuar ndihma. Gruas së moshuar i kish vdekur i biri. Sapo sheh Veliajn përmes klithmave të pashoqe ajo thotë- Sot që të pash ty, më iku dhimbja për djalin. Zëre se më hyri djali në shtëpi. I gjithë ky skenar i parapërgatitur nga skenaristi i neveritshëm Veliaj nuk është gjë tjetër veçse ” porno me vdekjen”.

Sikur mos mjaftonte i gjithë ky proces pornografik me çdo çështje në këtë vend, qeveria nuk do të na kursente as ” pornon me vaksinën”.

I gjithë kabineti qeveritar për të pritur 3 kuti me vaksina në aeroport. Një proces vaksinimi që kryhet në stadium. Ku është parë e ku është dëgjuar kjo?!

Një çadër cirku që ngrihet në qendrën e kullëzuar të qytetit pranë vendit ku hahen qofte dhe pihen birra dhe kryebashkiaku mes jargavitjes së tij tipike dhe “”humorit”” thotë- Ja njerëzit bëjnë vaksinën atje dhe pastaj hanë qofte këtu.

Gazetarë që në studiot e ” Top Channel” ndërpresin emisionin e lajmeve dhe e bëjnë vaksinën në transmetim direkt.

Gra e burra në çdo cep të Shqipërisë para kamerave zbërthejnë këmishën a bluzën, nxjerrin krahun dhe aparati fokuson pikërisht atë çastin kur shiringa futet në tul.

Sikundër fokusohet çasti kur jepet qesja e ndihmave, ashtu fokusohet edhe çasti kur vaksina futet në tul.

Një shfaqje të tillë nuk ka nguruar ta japë as kryebashkiaku i Ersekës, Erjon Isaj.
Skema është e njëjtë.
Hapet këmisha, nxirret krahu, infermierja bën gati shiringën dhe afrohet, vaksina prek tulin, i vaksinuari qesh dhe fotografia shkrepet.

Post Scriptum- Të gjitha proceset që përmenden më lart, nuk janë gjë tjetër veçse një poshtërim i mirëfilltë për çdo shqiptar.

Elona Caslli

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix2 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske2 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore2 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix2 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix2 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar3 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar3 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar3 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar24 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook