Lidhu me ne

Kioske

KUSH DREQIN E KA MALLKUAR KËTË VEND QË I DETYRON SHQIPTARËT TË NDAHEN PËR SË GJALLI ME PRINDËRIT

Nga Elona Caslli

E ulur në një kafene përballë një çaji mali bie telefoni. Shoh një thirrje në whats up. Një mikeshë që është larguar prej dy vitesh në Amerikë. Përmes shumë vështirësish ia doli mbanë të mbërrinte bashkë me të shoqin dhe të birin në tokën e premtuar.

Në të gjitha komunikimet që kemi thotë se nuk ka punën që kishte këtu (punë në zyrë), por punon shitëse diku dhe pohon se nuk përjeton stresin e përmuajshëm të pagimit të faturave në fund të muajit siç e përjetonte kur ishte këtu. Është pa letra si shumë shqiptarë. ‘Kur më dhemb dhëmballa’- thotë- shkoj tek një dentist polak. Lindorët janë gjithmonë zgjidhje për lindorët.

Kur pashë thirrjen, mendova se ishte në pushimin e zakonshēm dhe po më merrte, por jo. Sapo e hapa, njē zë i mbytur në lot shqipton fjali me vështirësi. Kuptoj vetëm se i ati është diagnostikuar me kancer dhe është rëndë. Mes lotëve më pyet;

Ç’të bëj?! Po u ktheva në Shqipëri, nuk vij dot më këtu se jam pa letra. Ende nuk kam shlyer borxhet që mora për të ardhur këtu. Humbas gjithçka. Nga ana tjetër kam tim atë atje. Dua ta shoh për herë të fundit. Ta përkëdhel, ta puth. Nuk dihet dhe sa jetë ka. Shkrehja e saj në lot derdhet mbi mua. Është si shi që më lag.

E dëgjoj. Është një nga ato raste që nuk di ç’të thuash. Të kaplon veç një trishtim që ta kyç gojën. Ajo vazhdon të qajë. Lotët nuk e lejojnë të flasë më. Telefoni mbyllet. Unë rri si statujë dylli para çajit.

Post Scriptum- Kush dreqin e ka mallkuar kaq keq këtë vend që i detyron shqiptarët të ndahen për së gjalli me prindërit?!

*Titulli i origjinalit: “”Pa letra” togfjalëshi që përndjek prej dekadash shqiptarët”

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook