Lidhu me ne

Kioske

Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?!

Nga Elona Caslli

Teksa përballesh me aktivitetin e fondacionit “ Fundjavë Ndryshe” e ke të vështirë të mos të gjendesh përballë dilemës në ta quash “ Fundjavë Ndryshe” apo “Fundjavë Poshtërimi”.

Aktiviteti i këtij fondacioni, drejtohet nga Arbër Hajdari, një djalë krejt i ri në moshë. Hajdari duhet komplimentuar që në një moshë kaq të njomë, ka fituar besimin e qindra shqiptarëve, të cilët ia besojnë donacionet fondacionit të tij.

Mesa duket tek Hajdari, gjen vend shprehja që: ”Mosha nuk matet me vite, por me pjekuri dhe karakteri nuk matet me intelekt, por me zemër.

Hajdari, në një moshë kaq të njomë arriti të kishte vendin e tij, pranë Kryeministrit në tryezën e rrumbullakët në planin për të rindërtuar vendin pas tërmetit.

Nëse do të futesh në profilin zyrtar të “ Fundjavës Ndryshe” në një nga rrjetet sociale, do ta kesh vështirë ta dallosh, nëse je në profilin e Erion Veliajt apo në profilin e “ Fundjavës Ndryshe”.

Ngjashmëria është kaq e madhe sa dallimin e bën vetëm emri i vendosur në profil. Madje pranë Hajdarit, do të shohim shpesh edhe zv.kryetaren e bashkisë zonjën Anisa Ruseti, e cila gjatë periudhës së karantinës, është shfaqur shpesh në pasarelën e ekraneve duke kryer atë proces që në botën e qytetëruar quhet “Porno me varfërinë” dhe që në thelb nënkupton keqpërdorimin e imazhit të njerëzve në nevojë, për efekt propagande ose përfitimi.

Rikthehemi tek Hajdari dhe tek “ Fundjava Ndryshe”.

Në postimet “ Fundjavës Ndryshe” vihet re një keqpërdorim i skajshëm i fëmijëve. Shfaqen fëmijë që vrapojnë drejt makinave me ndihma dhe fëmijë të uritur që i gëzohen një çokollate.

Na shfaqet edhe brendia e shtëpive, ku skamja është ulëritëse dhe brenda skamjes ulëritëse na shfaqen përpara një aparati fotografik, të gjithë pjesëtarët e familjes të renditur si para një toge pushkatimi.

Dhe kjo sipas Hajdarit quhet Bamirësi.

Arbër Hajdari që siguron bukë e strehë për hallexhinjtë; ata që e “qëllojnë  me gurë” dhe Hoxha që lyp e ble pasuri me mëkat

Dinjiteti njerëzor është i shenjtë qoftë për një të pasur dhe qoftë për një të varfër. Para se të ndihmosh dikë, duhet fillimisht ta respektosh. Dhe respekti nuk është zgjedhje. Është detyrë që çdo njeri, ka kundrejt një njeriu tjetër. Në çastin kur ti e shkel me këmbë dinjitetin e dikujt dhe më pas i jep para ose ushqim, në të vërtetë ti nuk e ke ushqyer dhe as nuk e ke ndihmuar. Ti e ke poshtëruar.

Dhe natyrshëm kushdo me dy fije mend në kokë dhe një fije cipe ne fytyrë, kur gjendet përballë aktivitetit të “ Fundjavës Ndryshe” pyet veten- Është “ Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?”

Për të paraprirë argumentet që mund të ngrihen kundër këtij artikulli dua të theksoj se:

1.Fytyrat e fëmijëve të uritur që hanë një çokollatë, nuk bëhen për të bindur donatorët se paratë e tyre shkuan në vendin e duhur. Aktiviteti i rregullt i një fondacioni dëshmohet përmes faturave dhe jo përmes fotove.

2.Donatorët mund të nxiten për donacione të mëtejshme edhe duke pare veç pamjet e shtëpisë, ku jeton një familje dhe jo domosdoshmërisht duke njohur publikisht pjesëtaret e familjes, emrat e tyre, peshën trupore, numrin e këmbës dhe shenjën e horoskopit.

3.Si ka mundësi që Fondacionet e Bamirësisë në këtë vend, që qarkullojnë mijëra euro të mos kenë brenda strukturës së tyre, një jurist, që të ketë pasur mirësinë të lexojë një nga “Doracakët për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës” ku trajtohet qartazi në një zë më vete tema : “Fotografitë e Individëve” e cila në ligjëratë të drejtë thotë-

“”Fotografia e personit paraqet karakteristikat unike të tij dhe pëbën njërën prej karakteristikave kryesore të personalitetit të individit. Çdo individ ka të drejtën e reputacionit. Reputacioni është pjesë e indentitetit individual dhe integritetit psikologjik.

Post Scriptum- Hajdari dhe të ngjashmit e tij, duhet të kuptojnë se duke i keqpërdorur njerëzit në nevojë, nuk zbusin varfërinë, përkundrazi e përshkallëzojnë këtë të fundit duke gjymtuar figurën dhe shpirtin e njerëzve.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook