Lidhu me ne

Kritike

E ke dh* o polic!


Nga Mateo Bostani

Nuk e di sa ishte ora ekzaktësisht, por sipas procesverbalit shënonte 18:55. Në Balldre, rruga Elbasan-Paper, nje polic që lëkundte tabelën bën me shenjë të ndaloj. Kërkon dokumentat, ja jap. Largohet disa metra, ku ishte postoblloku, nderkohë unë pres.

Mbaron kënga që po luhej, pas saj edhe një tjetër. Dal nga makina dhe ndez një cigare. Vras mendjen pse po vonohet. Më në fund… vjen!

Më thotë që kisha bërë shkelje të rëndë, “isha për heqje patente”, por që shefi me të cilin kishte folur u tregua zëmergjerë dhe do ndëshkohesha me një “gjobë të thjeshtë” – 16 mijë lekë nëse e paguaja për pak ditë.

-Ku ishte shkelja, e pyes.

-U fute në parakalim në kolonë, pergjigjet.

Gënjeu!

I shpjegoj që po ja fut kot: Tabela tregon 60, parakalova vetëm një makine që lëvizte ngadalë sikur do shkonte në dasmë.

-E pashë dhe unë dhe shefi, parakalove tre makina! Po t’a dija që s’ishe dakort s’ta kisha dhënë patentën, më thotë dhe zgjat dorën për te dokumentat që më riktheu pak më herët.

Me një levizje tërheq dokumentat. E shof. Do ti ktheja hakun po të telefonoja dikë më lart se Berti dhe shefi i tij, por nuk do ishte korrekte nga ana ime, edhe pse ndoshta do të qe hakmarrje e drejtë. Vendos që kam gjëra më të mira për të bërë se sa të merrem me Bertin. Firmos gjobën dhe iki.

E vërteta është se parakalova vetëm një makinë që lëvizte nën shpejtësinë maksimale të lejuar, në vija të ndërprera, rrugë të drejtë dhe fushëpamje të qartë. Nuk kishte asnjë shkelje!

Por, polic Berti dhe “shefi” i tij kishin dalë për të bërë normën…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar16 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore16 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix16 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix16 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar16 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix16 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix16 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix16 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook