Lidhu me ne

Temporal

Rrëfimi si njeri, baba e familjar për Lasgush Poradecin – Raportet me Asdrenin, Kadarenë, Agollin (Foto të panjohura)

Në një rrëfim të rrallë për Adi Krastën në “SyriTV’ vajza e poetit të madh Lasgush Poradecit tregon detaje nga jeta e dimensioni i tij, të panjohura më parë.

Marie Gusho, nëpërmjet fotove të rralla dha elementë të jetës e dimensionit të poetit si njeri, familjar e mik, përtej këndvështrimit të tij mbi njerëzit e Pogradecit, Tiranës e komunizmit.

“Babai na donte me një dashuri posesive sa neve na lodhte. Thoshte unë komunizmit nuk ia jap fëmijët e mi”, ka thënë vajza e poetit.

Mes të tjerash Marie Gusho ka rrëfyer për familjen e saj, duke thënë se nëna e saj ishte gruaja më e rëndësishme e jetës së babait, edhe pse ai kishte shumë të dashura për të cilat shkruante në gjermanisht që mos zbulohej.

“Mamaja ime ka qenë gruaja më e rëndësishme e jetës së Lasgushit. Ishte mësuese në një nga shkollat e Tiranës.

I ati, gjyshi dhe xhaxhai i babait tim ishin arsimdashës, hapën shkollën shqipe të Pogradecit për herë të parë. Gjyshi e kuptonte që i biri i tij ishte ndryshe, shkonte buzë gjolit, rrinte vetëm, shkonte në pyllin e Pogradecit, kodra. Babai ka qenë i ndjeshëm dhe gjyshi me gojën e vdekjes tha që Llazari të vazhdojë shkollat.

Në shtëpinë tonë kishim një bibliotekë sa faqja e një muri dhe babai thoshte që të gjithë atë e ka në mendje. Një njeri i jashtëzakonshëm si babai im nuk mund të ndërtonte një familje të zakonshme”

Vajza e tij tregon për dashurinë që poeti kishte për liqenin por edhe për qentë që ka rritur e mbajtur gjithë jetën “Lolka”, “Cuci” e të tjerë.

Para se të tregonte momentet e fundit të ndarjes nga jeta dhe amanetin për t’u varrosur në Pogradec si dhe merakun që kishte poeti ndaj vajzave nëse kishin para për nderimet e fundit, Marie Gusho komentoi nga këndi i vet marrëdhëniet që poeti kishte me Kutelin, Kadarenë, Budën dhe Agollin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore23 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix23 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook