Lidhu me ne

Kioske

Berisha dhe Basha si viktima ekselente të njëri-tjetrit

Minister Gent Cakaj did not go to the show, Alfred Lela makes the unusual  action, the images that are breaking the network are published - Aktualitet

Alfred Lela

Ambasadorja amerikane, me zgjuarsi por edhe me cinizëm të hapur, ka risjellë një maksimë të komunizmit shqiptar të para ‘90-tës për të theksuar atë që duket tashmë një luftë e hapur me ish-liderin demokrat, Sali Berisha. Slogani i famshëm i dikurshëm tregonte se Shqipëria, për të mos u dorëzuar para kapitalizmit dhe social-imperializmit ‘edhe bar do të hante’. Do të ishte ironi dhe tragjike, tha ambasadorja Kim, nëse partia do të hante bar për hir të një deputeti të saj.

Me nëntekst ambasadorja amerikane e vuri PD në rolin e Partisë së Punës dhe veten përfaqësuese të një vendi si i saj, që asokohe shihej nga komunistët shqiptarë si ‘xhandari i botës’, ‘imperialiste’, etj. Se a e tepron zonja Kim me këtë, ndoshta ky është një argument për një editorial tjetër. Këtu do trajtuar dinamika dhe semantika e dyshes bizarre Berisha-Basha, dhe si paqartësia që evokojnë të dy shefat demokratë konfiguron këtë mardhënie gjithnjë në shtërzim me amerikanët, por edhe pështjellon opinionin publik.

Ajo që mund të thuhet për të dy është se janë viktima ekselente të njëri-tjetrit. Berisha është viktimë e Bashës, për faktin se ky i fundit nuk arriti kurrë ta bënte PD-në të madhe mjaftueshëm, dmth fituese, në fushën e betejës elektorale, gjë që do t’i jepte një amnisti të përgjithshme Sali Berishës.

Imagjinoni një skenë politike të pas 25 prillit ku PD do të kishte fituar zgjedhjet, dhe bëni llogarinë e ftohtë nëse non grata e Berishës do të kishte mbërritur. Gjasat janë që jo. Amerikanët, edhe pse sërish të shqetësuar nga Berisha, do të gjenin instrumente të tjerë për të harkuar synimet e tyre përkundrejt një qeverie të djathtë në prapaskenën e së ciklës do të endej edhe silueta e Sali Berishës.

Fakti është se Basha nuk e arriti këtë. Disa thonë se është lojtar i dobët. Disa të tjerë se gjatë gjithë kohës ka qenë në lojën e Berishës, jo të vetën.

Ciladoqoftë arsyeja, Basha e ka lënë zbuluar, të vetmuar, me pak mbrojtje ish-shefin, mentorin e tij personal, por edhe themeluesin e PD dhe figurën kryesore të së djathtës shqiptare të pas komunizmit. Aq shumë të tillë, sa shfaqet si këllëf në krah të Ambasadores amerikane teksa ajo reciton kapituj të rinj të non grata-s amerikane për Berishën. I pafuqishëm për të ndërhyrë apo mbajtur një qëndrim, për syrin naiv, dhe i kënaqur që amerikanët po e detyrojnë ish-bosin e tij në një cep të ringut politik, për syrin cinik.  

Në anë tjetër, edhe Basha është po aq viktimë e Berishës. Ai e luajti kaq gjatë, papushim dhe, le ta themi, edhe me një gëzim të lig rolin e Padrinos në krye të shtëpisë së të djathtës, së cilës Basha i zotëronte vetëm çelësat e kashtës.

Basha nuk u la kurrë të gabonte gabimet e veta, të mësonte mësimet e veta, të luante lojrat e veta. Ndërkohë që Doktori zotëronte kapitalet politike të partisë, Basha ‘bënte ndonjë lek’ dhe luante kryetarin në detyrë. Gjithë kjo shtrëngesë prodhoi gjendjen ku jemi sot, ku njëri as tjetri, as e ndihmon dhe as e vret dot shoqin. Ndodh gjithmonë kështu në një raport politik, që e humbet kuptimin kur rolet në skenë ndryshojnë, por ato në prapaskenë mbeten të njëjta.  

Më keq ende, të dy, si Basha dhe Berisha janë tepër vonë për ta shpërthyer këtë çmërs. Shfaqja e Doktorit në Kuvendin Kombëtar të PD me ‘puthjen e  vdekjes’, ajo qeshje e tij kontinentale, shpërthim që mund të prodhojnë vetëm njerëzit që duan të thonë se e kanë një dorë të fortë për ta treguar, por nuk duhet apo nuk munden, dëshmoi se në këtë game of puppets, e dimë se cili është mjeshtri.

Analiza nuk mund të bëhet më me ‘ah, sikur të kish’ qenë…’. Pra, duke imagjinuar një PD ndryshe ku Olldashi dhe grupi i tij të kishin marrë kontrollin. E të tjera, e të tjera.

PD është ajo që është sot. Por, ajo do të jetë më keq ende nëse nuk i zgjidh me të njëjtën goditje që të dyja ngërçet. Çfarë të bëjë me amerikanët dhe çfarë të bëjë me Berishën. Me tapa në veshë, mes Shilës dhe Karibdës, duke shpresuar se stuhia do të kalojë, nuk është zgjidhje prej kapitenësh politikë. Duhet ndarë mendja: të mbahet Berisha dhe ‘të hahet bar’ duke u rikthyer në kohën e epopesë politike 1997-2005, dhe të shkohet në një përplasje direkte me amerikanët, ose e kundërta. Ati të vritet, më në fund, dhe i biri të mbesë, si përherë, pa kurorën e asnjë burrërie. Sepse edhe për vrasjen, sidomos për të, duhet gjetur koha.

Sot mund të jetë koha më e keqe.  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook