Lidhu me ne

Kritike

Frrok Çupi – ylli i katundarizmit kozmopolit

Katundarin kozmopolit si kategori njerëzore e kemi hasur të gjithë. Nëpër katunde të vogla apo qendra province, gjithmonë ndeshim tipa të tillë. Ata dinë gjithçka, flasin për filozofi, për Dostojevskin e Niçen, shkruajnë poezi, janë ëndërrimtarë…

Por, mbi të gjitha, merren me Gjeopolitikë. Ajo është pasioni më i madh i tyre. Politikat globale amerikane, Trumpi apo Bideni, e ardhmja e Palestinës apo Pranvera Arabe janë preokupimi tyre madhor.

Ata nuk flasin kurrë për hallet e fshatit të tyre, të qytetit apo edhe shtetit të vocërrak. Këto janë çikërrima për çapaçulë, janë kategori inferiore për ta. Ata kanë lindur të rritur. Nuk lexojnë as Mark Twein-in apo Zhyl Vernin. Lindja e tyre në provincë ishte një shaka e fatit, një kapriçio, një aksident historik…

Haptas e shfaqin mosdashurinë për vendin ku jetojnë. Ai u rri ngushtë. Nuk janë të kënaqur që fati i degdisi atje në një skutë të botës, iu dha një emër të tmerrshëm dhe një familje krejt të parëndësishme. Për më shumë, urrejnë edhe fytyrën e tyre që nuk doli jashtë kontekstit provincial. Tentojnë të bëhen ndryshe duke adaptuar sjellje e veshje moderne por gjithçka u stonon. Kanë mllef të madh që u buis nëpër pore dhe iu shpërfaqet në çdo fjalë. Nuk qeshin kurrë, versioni “i qeshur” i tyre mbetet një enigmë sot e kësaj dite…

Ata e quajnë për fyerje të kenë mendime pozitive për dikë. Çdo fjalë që flasin, çdo shkrim që shkruajnë është një blozë e helmatisur…

Tipa të tillë krijojnë miqësi me jabanxhinjtë e qytetit, veçanërisht ata të ardhur nga kryeqendra. Me ata shoqërohen natë e ditë, është mënyra e tyre e protestës… E shpallin veten liberal se konservator u duket “prapanik”. Përpiqen gjithë kohën të ndërtojnë opinione vetjake dhe, kur nuk ia arrijnë, i përafrojnë qëndrimet me njerëzit më të përveçëm të opionionit publik. Rrinë të heshtur në tavolina vërsnikësh ose flasin për Fukujamën apo Huntigtonin, tema që ata nuk është se i kanë fort për zemër…

Shokët zakonisht tallen me tipa të tillë, u hedhin romuze. Psh, i pyesin për konjukturat politike të Italisë. Ky fillon përgjigjet me pasion të madh. Ata e nënqeshin e tallen duke prekur njëri tjetrin me bërryla. Kur ky e kupton që po tallen është vonë.

Natën nuk e zë gjumi, kur e zë sheh makthe. Nëse sheh ëndrra të bukura e plot lavdi personale e shkatërron zhgjëndrra. Shtrëngon grushtet e betohet se do të hakmerret ndaj këtij realiteti, se do shkojë në Tiranë e do kuptojnë këta injorantë se kush është ai….

Ardhja në kryeqendër e këtyre tipave shoqërohet me etje të pashuar për hakmarrje. Më së shumti urren të vetët. Madje nuk kufizohet me urrejtjen për provincën apo zonën e tij por e përfshin krejt Veriun! Nuk ka turp të shkruajë fjala vjen tituj të tillë “Lezhjani për lezhjanin është ujk”. Tropojanët i ka tmerr por jo më pak edhe shkodranët, mirditorët, laçjanët, dibranët…

Zemra ia do gjirokastritët, përmetarët, kolonjarët, vlonjatët, korçarët, devollinjtë… Atje duhej të kishte lindur dhe të kishte ardhur si prurje intelektuale e tyre në Tiranë! Si Dritëroi, Edi, Ismaili, Spartaku… Fundja edhe si Mero.

Por erdhi si Frrok mirditori! Kjo sigurisht është e tmerrshme!

Prandaj Frroku vendos të bëjë ndryshimin e madh, të bëhet i përveçëm! Këtu, qytetarët kozmopolitë e kanë njëfarë vazhdueshmërie në qëndrime, njëfarë etike komunikimi. Edhe Preçi i bën me stil kalimet, gjen një pretekst, një arsye që t’ia ruajë dinjitetin. Ndërsa Frroku jo…

Ai mund të kalojë nga një gjendje në një tjetër, brenda pak muajsh, pa pasë aspak brengë në ndërgjegje. Piruetat e “Kalimeve të Rubikonit” të tij janë shembull botëror. Mundet në Shkurt te shprehej për Presidentin e Republikës si “burrë shteti” që krijoi “Fronin e Presidentëve” për të mbrojtur detin nga Greqia. Ose mund të shkruante seriozisht “Ilir Meta ka në dorë fatet e Ballkanit” po ato ditë…Kjo rastësisht koincidonte edhe me një premtim emërimi të Frrokut në Vatikan. Mirëpo ky burrë shteti u kthye në armikun më të madh publik kur emërimi nuk erdhi. Ose sharjet e ndaj Edi Ramës për shkak të të atit eksponent komunist që kishte vrarë poetin disident Havzi Nela u konvertuan në keqardhje për Kristaqin e ndjerë që kishte firmosur “i detyruar” për një “poet nga Kukësi”! Asgjë nuk kishte ndodhur qysh nga deklarimi i parë. Vetëm se Edi Rama tashmë ishte Kryeministër. Havziu i shkretë nuk kishte më emër por vetëm origjinë, Kristaqi tashmë ishte viktimë e paragjykimeve ndaj sistemit komunist…

Pikërisht këto pirueta kaq të paskrupullta e të pamoralshme, kaq mercenare e servile, e bëjnë dallimin e Frrok Çupit nga të gjithë provincialët kozmopolitë, e bëjnë yllin e padiskutueshëm të kozmopolitizmit katundar.

Kolegët e shohin si rast studimor. Ia lexojnë shkrimet të mahnitur. Edhe pse i plakur vazhdon të lëshojë gëlbazë të trasha mbi dinjitetin njerëzor si mbeturinë e idealizmit provincial! / Faktor.al

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar3 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore3 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix3 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix3 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar3 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix4 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix4 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix4 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook