Lidhu me ne

Radar

8 filma shqiptarë të cilët duhet t’i shohin të gjithë

Në vitet ’90 prodhimi i filmave shqiptarë u ndal. Ashtu si edhe shumë gjëra të tjera, edhe filmat duhet të trajtoheshin tashmë jo thjesht dhe vetëm si një mjet politik. Gjithsesi, në dekadën e kaluar kemi parë një rritje të interesit për filmat shqiptarë, si nga shikuesit ashtu edhe nga artistët.

Kjo rritje e aktivitetit është një lajm i shkëlqyer dhe mund të themi se premton një fillim të ri. Filmat shqiptarë ende janë të fokusuar në jetën në fshat apo historitë e suksesshme të emigrantëve, pasi ato janë patjetër pjesë e realiteti shqiptar dhe japin rrëfime komplekse. Sidoqoftë, fokusi tashmë po diversifikohet në shumë aspekte të tjera të shoqërisë shqiptare. Ndoshta shumë shpejt do të shohim realitetin urban të një gruaje në hapësirën e punës? Një histori të një kërcimtareje të talentuar? Botën e fshehtë të një artisti tatuazhesh? Vitet e fundit janë prodhuar disa filma të shkëlqyer dhe nëse ky është fillimi, e ardhmja duke fantastike.

E ndërsa jemi në pritje të metamorfozës së kinemasë shqiptare, më poshtë po përmendim disa filma të cilët duhet të shihen patjetër. Është një kombinim i filmave të kohës së komunizmit dhe atyre të pas viteve ’90.

Përrallë nga e kaluara – I xhiruar në vitin 1987, ky film tregon historinë e 14-vjeçarit Gjino të detyruar të martohet me gruan shumë vite më të madhe se ai, Marigonë. Kjo për Gjinon do të thotë se nuk mund të vrapojë më fushave për të kapur zogj, ndërsa për Marigonë se nuk mund të jetojë e lumtur në krahët e burrit që dashuron. Ndërsa ata përpiqen të gjejnë një zgjidhje nën trysninë e prindërve dhe shoqërisë, skenat janë të shoqëruara me skena humori ku shfaqen traditat dhe zakonet shqiptare në një fshat të vogël. Në vitin 2015 filmi “Përrallë nga e kaluara” është ripërpunuar duke sjellë një cilësi më të lartë pamjeje dhe titra në gjuhë të huaj.

Bota – Bota është emri i një kafeneje në një fshat të izoluar, vendi i preferur i Julit, Norës dhe Benit. Kjo kafene është simbol i gjithë kujtimeve të tyre, por një ditë merret vesh se në fshat do të kalojë projekti i një rruge të re të madhe. Kjo do të thotë më shumë shqetësime për banorët e fshatit të qetë, por mbi të gjitha nënkupton përballjen me botën jashtë kafenesë së vogël. E ndërsa Juli do të jetë një ndër inxhinierët e rrugës, Nora dhe Beni merren me disa punë mistorioze, që do të zbulojnë një të shkuar të frikshme.

Krom – Një nënë e shurdhër ka humbur dy burrat dhe tani i duhet të gjejë një mënyrë për të rritur bijtë e saj. Ajo bie sërish në dashurim, ndërsa djali i saj që ndodhet mes pubertetit dhe xhelozisë fillon një punë të paligjshme në minierën e kromit. Familja përjeton kriza të vazhdueshme, deri sa mësuesi i shkollës merr përsipër ta drejtojë djalin adoleshent drejt burrërisë.

Kapedani – Në qendër të filmit është personazhi i Xha Sulos, konservatorit patriakal që përjeton emancipimin e gruas. Ndërsa ai sheh ëndrra ku është mbreti dhe urdhëruesi i gjithçkaje, në realitet ndodh që gratë përreth tij drejtojnë institucionet e shtetit, janë doktoresha dhe madje balerina. Ai është përfaqësuesi i mentalitetit të vjetër patriakal dhe tashmë nuk di të orientohet në shoqërinë e re që e rrethon. Përplasja e brezave dhe gjinive është portretizuar nëpërmjet këtij humori brilant që edhe sot e kësaj ditë të bën të qeshësh.

Pharmakon – Branko, një i ri shqiptar, rikthehet në vendlindje pas përfundimit të studimeve në Amerikë. Ai menaxhon një farmaci dhe bie në dashuri me farmacisten, Sarën, por e gjen veten të nënshtruar nga prezenca e të atit. Filmi trajton historinë në kërkim të së vërtetës, luftës ndaj shoqërisë dhe përballjen me frikërat e njëri-tjetrit.

Koncert në vitin 1936 – I vendosur në kohën e monarkisë, filmi tregon për dy këngëtare shqiptare që vizitojnë një qytet të prapambetur dhe konservator. Prezenca dhe performanca e tyre trondit banorët e zonës, por mbi të gjitha, trondit administratën mbretërore të asaj kohe. Nëse sot ky film shkakton të qeshura dhe nostalgji, ai është shumë i kritikuar për mënyrën se si është ndërtuar pasi është një produkt direkt i propagandës komuniste kundër monarkisë.

Shqiptari – “Shqiptari” është një produksion gjerman që paraqet aventurat dhe fatin e keq të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Arbeni lë fshatin dhe të dashurit të tij, në kërkim të një jete më të mirë. Ai kërkon të punojë në Gjermani, me qëllim që të sigurojë të ardhura për të mbajtur të afërmit dhe familjen. Vështirësitë dhe krimi në një vend të huaj, frika dhe presioni nga atdheu shkaktojnë dramën e këtij djali të ri.

Parullat – Një produksion franko-shqiptar që hedh dritë mbi praktikat e regjimit komunist. Fëmijëve në shkollë u indoktrinohen sloganet e partisë dhe më pas u kërkohet që t’i shkruajnë me gurë në faqen e malit. Gjithë kjo ngjarje zhvillohet nën sfondin e dashurisë së dy mësuesve që përpiqen të ndihmojnë fëmijët.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook