Lidhu me ne

Kryesore

‘Qëllimi justifikon mjetin’/ A u përdor Najada Çomo nga Rama vetëm për fushatë?

‘Qëllimi justifikon mjetin’/ A u përdor Najada Çomo

Shefja e Infektivit, Najada Çomo dorëzoi mandatin e deputetes pa shkelur një ditë në Parlamentin e ri.

Vendimin e bëri publik kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.

Sipas kryeministrit, Çomo ka paraqitur dorëheqjen nga mandati për të qëndruar pranë ekipit të saj të bluzave të bardha në spitalin Infektiv, për shkak të situatës së krijuar nga varianti ‘Delta’ i Covid-19.

Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive.

E falënderoj edhe publikisht siç e falënderova personalisht për këtë shembull kuptimplotë për detyrën ndaj atyre në nevojë, e i them sot faleminderit, e gjithë atyre që deri këtu na kanë nxjerrë me kokën lart përballë armikut të padukshëm”, tha Rama.

Por sa qëndron ky arsyetim i Ramës?

Ky vendim duket se nuk qëndron nëse bëjmë një krahasim të situatës aktuale të pandemisë me periudhën kur vetë Rama e prezantoi mjeken si kandidaten ‘surprizë’ në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse i referohemi shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 4 mars, ditë kur Rama e prezantoi Çomon me bujë si deputeten e re nën siglën e PS, pasi e renditi të dytën në listën për qarkun e Tiranës, rezulton se asokohe, gjendja e krijuar nga Colvid-19 ishte shumë më e përkeqësuar se sot, kur edhe qindra shqiptarë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid.

Kështu, sipas ministrisë së Shëndetësisë, në bilancin ditor të 4 marsit janë raportuar 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë, ndërsa në ditët e fundit numri i infektimeve është thuajse i njëjtë, por me një numër shumë më të ulët të fataliteteve në njerëz.

Në këto kushte, kandidimi dhe më pas largimi i Çomos nga Parlamenti ngre dyshime të forta se emri i saj ishin thjeshtë mjet për fushatë, që mund të kenë justifikuar edhe qëllimin e kryeministrit Rama për zgjedhjet e 25 prillit.      

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix15 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix15 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix15 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix15 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix15 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix15 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix15 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix15 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix15 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook