Lidhu me ne

Mix

Çfarë thotë dermatologjia, sa herë në javë duhet të laheni

Kohët e fundit shumë yje dolën në mediat sociale dhe platforma të tjera për të ndarë praktikat e tyre të higjienës. Trendi u nxit nga Jake Gyllenhaal, i cili pranoi në një intervistë për Vanity Fair se gjithnjë e më shumë e konsideron larjen si më pak të nevojshme në disa raste.

“Unë gjithashtu mendoj se ka një botë të tërë të ‘moslarjes’ që është gjithashtu vërtet e dobishme për mirëmbajtjen e lëkurës… dhe ne natyrshëm pastrojmë veten,” -tha Gyllenhaal.

Duke ndjekur hapat këshillues të Gyllenhaal, të famshëm të tjerë morën pjesë në debat. Taylor Swift deklaroi se ajo nuk i lan këmbët në dush, sepse i rruan ato. Gjithashtu Mila Kunis dhe Ashton Kutcher pranuan se nuk i lajnë fëmijët e tyre derisa të shohin dukshëm papastërtitë në lëkurën e tyre. E kundërta ndodhi me Cardi B, e cila ndau produktet e saj të higjienës në Twitter dhe tha: “Ç’po ndodh me njerëzit që thonë se nuk bëjnë dush? Po më shkakton kruajtje.”

Michael B. Jordan dhe Barbie Ferreira bien dakord me Cardi B sa i përket kësaj teme. Jordan bën dush kur zgjohet dhe pas çdo stërvitjeje dhe Ferreira deklaroi se lahet dy herë në ditë.

Por, çfarë thonë profesionistët për këtë çështje. Si dhe kur duhet të lahemi për të mbajtur një higjienë të mirë. Dr. Loretta Ciraldo, një dermatologe nga Miami dhe themeluese e linjës së kujdesit ndaj lëkurës “Dr. Loretta skincare”, ka folur për L’Officiel dhe i jep përgjigje çdo pyetjeje që mund të keni.

Çfarë shpeshtësie apo zakone të dushit do të rekomandonit?

Qëllimi i dushit është ta mbani lëkurën të shëndetshme duke hequr mbetjet dëmtuese ose të pakëndshme nga sipërfaqja e lëkurës. Nëse jeni duke u ushtruar dhe keni nevojë të lani djersën, papastërtitë, klorin ose ujin e kripur, duhet ta lani sa më shpejt që të jetë e mundur për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme. Sqetullat dhe kofshët tona përmbajnë gjëndra djerse të specializuara të quajtura gjëndra apokrine që sekretojnë djersë me erë, kështu që këto zona duhet të pastrohen çdo ditë. Por për jetën e përditshme, sa shpesh duhet të bëni dush, varet vërtet nga preferencat personale. Shumë njerëz zbulojnë se larja totale e trupit është e nevojshme vetëm tre herë në javë, ndërsa të tjerët preferojnë dushe çdo ditë ose edhe dy herë në ditë.

Cila është mënyra më e shëndetshme për të bërë dush?

Temperatura më e shëndetshme e ujit është e vakët ose afër temperaturës së dhomës. Nëse keni lëkurë të thatë, është mirë që të hidratoheni duke qëndruar për një kohë të gjatë. Një rregull i mirë është të qëndroni në dush derisa majat e gishtave të duken “të rrudhosura.” Kjo rrudhosje e sipërfaqes së lëkurës sonë është rezultat i thithjes së konsiderueshme të ujit, kështu që është një shenjë se e keni hidratuar lëkurën tuaj. Është thelbësore që të thaheni dhe masazhoheni me një vaj ose locion për 2-3 minuta pas daljes nga dushi.

Një nga argumentet kundër dushit të shpeshtë është mbrojtja e mikrobiomës së lëkurës. Si qëndron e vërteta?

Kur bëjmë dush ne e ekspozojmë lëkurën tonë ndaj dy faktorëve të jashtëm: ujit të dushit dhe sapunit që po përdorim. Uji nuk do të ndikojë në mikrobiomin e lëkurës. Sapuni antibakterial po. Në fakt sapuni nuk është shumë miqësor me lëkurën pasi pH i lartë mund të dëmtojë mantelin acid të lëkurës. Mënyra më e shëndetshme e të bërit dush është përdorimi i pastruesve pa sapun, pasi nuk do të ndryshojnë mikrobiomën e lëkurës ose mantelin acid.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske2 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix2 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix2 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix2 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore2 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix2 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix2 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske3 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix3 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook