Lidhu me ne

Radar

”Plotësisht të vaksinuar” do të jenë ata që kanë marrë tre doza. Fauci flet për nevojën e dozës së tretë të vaksinës

Çështjes së vaksinimit të plotë po i kushtohet një rëndësi e veçantë çdo ditë e më shumë. Kjo gjë shihet qartë në SHBA dhe mjaft vende të tjera të cilat po kërkojnë aplikimin e një doze të tretë te të gjithë personat e rritur.

Në një konferencë shtypi të dhënë së fundi imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci u shpreh se shumë shpejt ka të ngjarë që amerikanët që do të quhen ”plotësisht të vaksinuar” do të jenë ata që kanë marrë tre doza. Fauci iu referua asaj që po ndodh në Izrael, ku pavarësisht se shumë njerëz kanë marrë dy dozat e vaksinës, infektimet janë rritur ndjeshëm, përfshirë edhe rastet e rënda.

Sipas imunologut amerikan, doza e tretë e vaksinës rekomandohet të merret 8 muaj nga doza e dytë, në mënyrë që trupi të ketë ende gjurmë që përballojnë në kalimin lehtë të infeksionit.

“Nga përvoja ime si imunolog, nuk do të isha aspak i befasuar nëse regjimi adekuat dhe i plotë për vaksinimin ka të ngjarë të jetë tre doza” , tha Fauci.

Izraeli ka parë një rënie të konsiderueshme të efektivitetit të vaksinave me kalimin e kohës, duke raportuar raste të rënda të sëmundjes dhe te persona që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Fauci vuri në dukje një studim të bazuar në të dhënat e rreth 1 milion izraelitëve të moshës 60 vjeç e lart, i cili sugjeroi se një dozë e tretë e  Pfizer kishte “ndikim thelbësor pozitiv”, duke rezultuar në një reduktim dhjetëfish të sëmundjeve të rënda.

Ideja e dozës së tretë të vaksinës, e mbështetur dhe nga presidenti amerikan Joe Biden, ka sjellë polemika dhe kundërshti në SHBA, ku ekspertë të ndryshëm e konsiderojnë vendimin të nxituar. Debatet kanë pasur me dy dorëheqje në radhët e ekspertëve të FDA.

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore7 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook