Lidhu me ne

Mix

Qumështi i bletës: Përfitimet, doza e përshtatshme që duhet të merret dhe efektet anësore

Qumështi i bletës: Përfitimet, doza e përshtatshme që duhet të merret dhe efektet anësore

nga Daniela Burnazi

Qumështi i bletës është një substancë xhelatinoze e prodhuar nga bletët mbretëresha për të ushqyer të vegjlit e tyre.

Shpesh qumështi i bletës shitet në shiringë, si një shtesë dietike për të trajtuar sëmundje të ndryshme kronike. Konsumohet 1 pikë në ditë.

Ja disa nga përfitimet kryesore të qumështit të bletës:

– Përmban një larmi vlerash ushqyese: qumështi i bletës është i përbërë nga ujë, karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Ai është i pasur me : Tiaminë (B1), Riboflavin (B2), Acid pantotenik (B5), Piridoksinë (B6), Niacin (B3), Acid folik (B9), Inositol (B8), Biotinë (B7).

– Ka efekt anitoksidues dhe anti-inflamator: qumështi i bletës përdoret gjërësisht për të zvogëluar inflamacionin dhe stresin oksidativ.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundeve kardiovaskulare dhe ul nivelet e kolesterolit të keq.

– Ndihmon në shërimin e plagëve dhe riparimin e lëkurës: qumështi i bletës përveç se konsumohet mund të përdoret dhe për përdorim të jashtëm për shërimin e plagëve, pasi ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore.

– Proteinat specifike që gjenden në qumështin e bletës ulin presionin e lartë të gjakut.

– Rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke zvogëluar stresin oksidativ dhe inflamacionin.

– Përmirëson shëndetin  e trurit për shkak të vetive antioksiduese që ka.

– Trajton sindromën e syve të thatë: rrit sekretimin e lotëve.

– Forcon imunitetin.

– Redukton efektet anësore të trajtimit të kancerit: kimioterapia dhe trajtimet e tjera të kancerit sjellin në sërë efektesh anësore, përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare, inflamacionin dhe problemet gastrointestinale. Qumështi i bletës mund të zvogëlojë disa nga efektet anësore që lidhen me trajtime të caktuara të kancerit.

– Trajton disa simptoma të menopauzës: sipas një studimi, qumështi i bletës zvogëlon nivelin e depresionit dhe përmirëson kujtesën pas menopauzës.

Cila është doza që duhet të merret nga qumështi i bletës?

Nuk ka ndonjë rekomandim që tregon se cila është doza në të cilën duhet të merret qumështi i bletës, por sipas hulumtimeve, përfitimet mund të merren nga 300-600mg në ditë.

Nëse nuk keni përodrur asnjëherë qumësht blete, atëherë duhet ta merrni në një dozë shumë të vogël, në mënyrë që të shmangni reagimet serioze alergjike dhe efektet anësore.

Rreziqet dhe efektet anësore të qumështit të bletës:

Megjithese për shumicën e njerëzve qumështi i bletës nuk ka efekte anësore, për disa ka. Përgjithësisht njerëzit me alergji ndaj pickimit të bletëve, ndaj polenit ose alergjenëve të tjerë mjedisorë duhet të tregojnë kujdes.

Ja disa nga efektet negative që mund të shkaktojë qumështi i bletës:

– astmë

– anafilaksi

– dermatit

Deri më sot, shumë prej pretendimeve që lidhen me përfitimet apo efektet anësore të qumështit të bletës mbeten të paaprovuara. Duhet të dini që përveç përfitimeve të shumta, qumështi i bletës duhe të jetë i kontrolluar dhe duhet të konsultoheni me mjekun përpara se ta merrni pasi nuk është 100% pa rreziqe.

Burimi: HELATH LINE

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook