Lidhu me ne

Kryesore

Sali Berishën nuk e ndal shpallja “non-grata”: Të premten shkoj në parlament, do të mbroj sovranitetin e Shqipërisë!



Ish kryeministri Sali Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin e Erla Mëhillit në Euronews Albania, ku ka folur për seancën e parë të legjislaturës së re parlamentare.

Edhe pse është shpallur non-grata nga SHBA-të, Berisha tha se do të jetë në Kuvend, nga ku do të mbrojë “sovranitetin e Shqipërisë” dhe dinjitetin e tij. Berisha tha se kjo nuk do të ketë kosto për PD-në, sepse PD nuk mund të ketë kosto kur mbron parimet demokratike.

“Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament, në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk fshihem prapa mandatit, absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetit, nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim, sovranitetin e vendit tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit me votë. Asgjë nuk mund të më detyrojë mua, që të shkelmoj mbi dinjitetin tim, që është thelbi i lirisë së njeriut. Mandati është i parlamentit jo i deputetit. Nuk bëj asgjë përveçse, i nënshtrohem sovranitetit, mbroj sovranitetin. Nuk mund të ketë tërheqje”, tha Berisha.

Ish kryeministri, rrëfeu edhe një takim me ambasadorët, në zgjedhjet lokale të vitit 2011, kur i kërkuan të ndalojë numërimi i votave në kutitë e gabuara. Berisha tha se mbrojti “sovranitetin e vendit”.

“Në momentin kur po numëroheshin votat për Ramën dhe Bashës, në zyrë më erdhën një grup ambasadorësh, sepse Rama kishte dërguar të gjithë bashkinë dhe rrethuar KQZ. Unë i prita mirë. Më thonë, a mund ta ndërpresësh atë numërim. I thashë e ndërpres, kur të hedh në det sovranitetin e Shqipërisë.

Më thanë mund të ketë incident. Ua dhashë një sugjerim, transmetoja zotit Rama këtë mesazh. E transmetuan dhe turma u largua. Votat u numëruan me pesë kamera. Këtu nuk është cështje e individit, absolutisht jo.

PD nuk futet kurrë në konflikt me asnjë shtet të lirë demokratik, nëse mbron parimet e demokracisë. Pro amerikanizmi i PD. Pro europianizmi i PD, gjatë të gjithë ekzistencës 23 vjecare që kam drejtuar, është bazuar në respektimin e parimeve të shoqërisë së lirë amerikane, shoqërive të lira europiae. Sot, Shqipëria është katandisur në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës”, tha ndër të tjera Berisha.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix21 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix21 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet21 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore21 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix21 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix21 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar22 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix22 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal22 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook