Lidhu me ne

Mix

E dini pse ju dalin thinjat në moshë të re? Mësoni 4 shkaqet e fshehura

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht. Flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni. Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve. Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës, janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Sipas një studimi në Universitetin e Nju-Jorkut, katër janë arsyet kryesore të cilat ndikojnë në shfaqjen e thinjave në moshë të re.

Stresi

Nëse shikoni thinja në të 20-at, që nuk është e zakonshme — vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi. Nëse thinjat ju shfaqen më herët se familjarët tuaj, kjo ka të bëjë me mënyrën tuaj të jetës dhe stresin, thotë ekspertja Marie Jhin, MD.

Megjithëse ekspertët kanë pasur shpeshherë debate, të gjithë bien dakord te një fakt: stresi është një fakt që ndikon shumë në krijimin e thinjave.

Një problem shëndetësor

Në raste të rralla, shfaqja e thinjave në moshë të re mund të jetë edhe pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Tiroidet, p.sh. mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, gjithashtu ndikojnë edhe te flokët.

Mungesë vitaminash

Një tjetër mundësi e shfaqjes së flokëve gri mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, kryesisht e B12, thotë Dr. Jhin. Ka një numër të madh faktorësh që mund të sjellin risk këtu. Më të prekshme janë dietat drastike, si.psh ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Nëse shfaqja e flokëve gri për mungesë vitaminash, duhet të përdorni si suplement B12, sepse nëse kjo situatë vazhdon, atëherë ka shumë mundësi të shkosh deri në anemi.

Je duhanpirës/e

Duhanpirja është një nga shkaqet më të këqija që ndikon në shfaqjen e flokëve gri, thonë ekspertët. Nëse je një duhapirës i rregull, me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at e hershme. Nëse i shikon me kujdes duhanpirësit, do të vësh re edhe rrudhat e para në lëkurën e tyre. Ndoshta nuk shikoni thinja në scalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula.

MË TEPËR

Sport10 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix11 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix11 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix11 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix11 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix11 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix11 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix11 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix11 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix11 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook