Lidhu me ne

Kioske

Të kujt janë këta indianë nëpër Tiranë?

Të kujt janë këta indianë nëpër Tiranë?

Alfred Lela

I shihja tek mërzenin në stolat para një hoteli afër banesës sime. Çdo ditë parakalonte një tufë e re që tërhiqte zhag bagazhet nëpër pllakat e saposhtruara nga ‘punëmbaruarit’ e lali Erit. Pak më vonë të kapte syri një grup që vinte. Indianët janë një etni lehtësisht e dallueshme, jo prej ngjyrës së lëkurës (se ka boll shqiptarë të zeshkët), sa prej veshjeve. Në të shumtën e rasteve një sari, herë të tjera kombinim i diçkaje që duket si fustan dhe vishet sipër pantallonave. Sandale ose këpucë të sheshta, mjekra për burrat dhe pika nazike në ballë për gratë. Kishte ndër ta edhe me turban në kokë, aksesor që lajmëron praninë e një sikh-u, komunitet më vete në një nënkontinent si India, shumëetnik, shumëgjuhësh, shumëmiliardësh. Një tipologji që bie në sy, edhe pse së fundmi etnitë janë shtuar edhe në kryeqytetin tonë: afganët e sapombërritur, u shtohen iranianëve të MEK-ut, sirianëve të kampeve pritëse e hallexhinjve të tjerë që ikin nga zonat e luftës. Shqipëria është gjithmonë një pit stop, një ndalesë. Një urë që i katapulton shtegtarët brigjeve të premtuara.

Por kjo shpurë e re nuk janë refugjatë. Hotelet i zgjedhin të mira. Veshjet, pavarësisht thjeshtësisë, nuk shprehin varfëri; në duar rrotullojnë smartfonë të fundit; bagazhet që tërheqin pas vetes janë dinjitoze, jo atë thasët që hedh lufta në shpinë të muhaxhirëve.

Sheh të tjera si ta nëpër qytet, në rrugët kryesore, në Bllok tek zgjasin kokat kureshtare në kërkim të bareve metropolitane, afër hoteleve të qendrës, duke e dhënë e marrë në një anglishte që, megjithëse e saktë, e ruan atë tingëllimin e theksit jo veriamerikan.

Recepsionisti i një hoteli më thotë se janë kanadezë. Dmth nënshtetas kanadezë me origjinë indiane. Një burim në Rinas më thotë se kanë hyrë në Shqipëri disa qindra sosh, në mos mijra.

Po pse? Çfarë duan në Shqipëri këta njerëz që vijnë nga India dhe shkojnë në Kanada?

E thjeshtë. Shqipëria, torollake dhe e pakujdesshme siç është, nuk ka sita. Gjithashtu, deri para dy ditësh ajo ishte jashtë listës së kuqe të Covid-19. Ndryshe nga India që është në këtë listë. Kanadezëve, që ktheheshin nga vendi i origjinës, u duhej një vend dhe periudhë e  ndërmjetme, një vademekum tranzitor. Me një vulë shqiptare, një vend i sigurt, në pasaportë dhe disa ditë në Tiranë, ata mund  ti shpëtonin bllokimit apo karantinës në vendin e adoptuar perëndimor, kur të ktheheshin.

Shqipëria është vend i besës, që nuk u mbyll dyer të huajve, thotë kryeministri, apo jo? Mirësevini pra, kanadezo-indianë, ndoshta bartës të Covid-19, bujtës nga një vend që nuk konsiderohet i sigurt, kërkimtarë të një shtegu, si të gjithë orientalët, për t’ia hedhur sistemit.

S’ka gjë se kjo bëhet në kurriz të shqiptarëve. Ata janë dele të perëndisë. Duke qenë dhen, as nuk i rrezikoni. Ju mund të keni Covidin, por jo linë. Ajo po, do të kishte qenë kjamet e rrezikshme për tufën tonë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook