Lidhu me ne

Radar

Për miliarda kureshtarë në botë: Ja çfarë ka brenda Qabes në Mekë

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës.

Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerëzor për atë se çfarë ka brenda.

Në një sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druri të cilat mbajnë tavanin e saj.

Druri i përdorur është i një prej llojeve më të forta, vënë nga një prej shoqëruesve të profetit Muhamed, Abdullah bin Zubejri.

Shtyllat janë më shumë se 1.350 vjet të vjetra dhe kanë ngjyrë kafe të errët.

Perimetri i çdo shtylle është rreth 150 centimetra, ndërsa diametri është 44 centimetra.

Çdo shtyllë ka një bazë katrore druri.

Në mes të këtyre tri shtyllave, ka një shtyllë në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë.

Kjo shtyllë kalon nëpër të tri shtyllat dhe skajet e saj shtrihen në muret veriore dhe jugore.

Presidenca e dy xhamive të shenjta, thotë se qoshi i Levantit në anën e djathtë të brendshme të Qabesë përfshin shkallë të mbyllura, e cila i ngjan një strukture të mbyllur drejtkëndëshe pa dritare dhe që ka një derë me një dry të veçantë që të çon lart në tavan.

Në derë, ka një perde të bukur mëndafshi me gravura ari dhe argjendi.

Presidenca gjithashtu thotë se dyshemeja e Qabesë është punuar nga mermeri.

Shumica e mermerit është e bardhë, ndërsa një pjesë e saj është me ngjyrë.

Muret e brendshme të Qabesë janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar.

Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe që ka tekst në ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit.

Kjo perde mbulon gjithashtu tavanin Qabesë.

Brenda Qabesë ka tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin Thuluth dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin kufik.

Fjalët mbi gurë janë bërë nga copa të çmuara me ngjyra të mermerit.

Këto u shkruan në shekullin e 6-të pas hixhretit.

Në murin lindor dhe në mes të derës së Qabesë dhe të Baabut Taubah (Dera e Pendimit), është dokumenti i Mbretit Fahd bin Abdulaziz Al-Saud i gdhendur në një pllakë mermeri për të treguar datën e rinovimeve që mbreti i fundit ka bërë në strukturën Qabesë.

Numri i gurëve të shkruara brenda Qabesë pra është 10 në total, të gjithë të punuara me mermer të bardhë.

Shiko Videot:

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook