Kryesore
Berisha “masakron” Bashën/ “Asgjësoi PD-në, iu dorëzua Ramës dhe Soros”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar akuza të forta kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin tha se asgjësoi sovranitetin e Partisë Demokratike.
Në një lidhje live në “Opinion”, Berisha tha se Basha iu dorëzua Ramës dhe Soros, ndërsa PD sot është veçse një satelit i kryeministrit në detyrë.
“Ajo që bëri Lulzim Basha është asgjësimi i sovranitetit të PD si institucion. Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo asgjësimin e sovranitetit të PD.
Unë e kuptoj rëndësinë e SHBA, por PD mund të jetë një parti solide, vetëm si një parti sovrane.
PD mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA dhe e çdo vendi tjetër të lirë, vetëm si parti sovrane dhe në asnjë mënyrë si parti e cila për rrethana që i di Lulzim Basha pranon të shkatërrojë sovranitetin e saj.
Basha më ka marrë në telefon gjysëm ore para se të bënte komunikimin në media dhe i kam thënë këto fjalë që poi u them.
Unë e kuptoj presionin, por ka vendime që njeriu nuk pranon ti marrë kundër.
Jep 10 herë dorëheqjen para se të marrë këto vendime.
Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila i dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.
Kur shkelen parimet, ajo parti nuk meriton të ekzistojë.
E keqja e madhe është se kryetari i partisë i lejoi vetes që nga një presion shumë i madh, të marrë një vendim që shkel parimet e PD, që shkel pluralizmin e vendit.
Kishte presion se do futej ai vetë nën sanksion, ndoshta edhe ndaj partisë.
Basha mund të futej në sanksione, por një mijë herë më mirë të mbetej sovrane. SHBA janë vendi i mrekullive të lirisë, por SHBA janë vendi i mrekullisë, për një arsye thelbësore, sepse ato gabimet i korrigjojnë.
Që sot PD nuk është gjë tjetër veçse një satelit i Edi Ramës”-tha Berisha.
