Kryesore
Përjashtimi i Sali Berishës/ Nishani: Nuk është legjitim, Basha të japë dorëheqjen
Ish presidenti Bujar Nishani, ka komentuar përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
I ftuar në studion e Syri Tv, Nishani thekson se Basha ka dhunuar procesin zgjedhor në PD, dhe se duhet të japë dorëheqjen.
“Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor.
Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së. Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucioneve të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”, deklaroi Nishani.