Kryesore
“PD do ziejë fuqishëm”/ Berisha paralajmëron rikthimin në krye të partisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë paralajmërime të forta sot pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.
Berisha paralajmëroi lëvizje të bujshme në PD, duke mos mohuar as mundësinë e rikthimit në krye të PD.
“PD do ziejë fuqishëm”-tha Berisha.
I pyetur nga Blendi Fevziu, nëse konsideron mundësinë e rikthimit në krye të PD, Berisha tha se është I hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues.
“Ambicia ime është një dhe vetëm një. Në planin e brednshëm do bëj gjithcka ti rikthej PD-së sovranitetin dhe ti kthehet vendit si opozitë e vërtetë, në çdo formë parimore.
Së dyti, jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues.
Bindja dhe besimi im është tek demokratët.
Kam bindjen se dhjetëra mijëra demokratë janë lënduar sot, por edhe mijëra shqiptarë të cilët besojnë se Shqipëria është një vend sovran, se forcat politike duhet të qëndrojnë si forca sovrane dhe jo të vendosin sipas vendimeve të trilluara nga Rama e Soros”-tha Berisha në Opinion.