Radar
“PD po shuhet”/ Andi Bushati: Nga partia e një tirani në partinë e një legeni
Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se PD po shuhet, ndërsa nuk ka nguruar të shigjetojë si Bashën, por edhe Berishën.
“Kurba e një force që po shuhet: nga partia e një tirani në partinë e një legeni”-shkruan Andi Bushati.