Lidhu me ne

Kryesore

Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton

Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmje homazhe në bustin e Azem Hajdarit në 23-vjetorin e vrasjes së liderit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit.

Ndryshe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili për herë të parë nuk u shoqërua nga ish-kryeministri Berisha. Kujtojmë që raportet janë krisur pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. 

Pas homazheve, në një prononcim për mediat Berisha përkujtoi Azem Hajdarin dhe tha se:

“Azem Hjadari do jetojë për jetë si një simbol i kurajës dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerat e saj. Askush në historinë e Sipërisë si individ, nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve aq sa ka bërë Azem Hajdari me guximin e tij dhe studentet liberatorë të dhjetorit `90.”

Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do

Ndërkohë, Berisha foli edhe për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, ndërsa tha se Partia Demokratike ndodhet në një gjendje kritike.

“Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj është në nderin dhe detyrën e demokratëve, kudo në Shqipëri, që të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep nder dhe frymëzim në cdo kohë.

Një poshtërim i pa dëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirisë, ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave, vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik, të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal. 

Merreni këtu këtë prani sot, si zotim para tribunit legjendar, qe ne PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, për të përmbysur regjimin e drogës, të vjedhjes dhe të pazareve”, tha ish-kryeministri.

Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do
Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do
Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do
Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do
Berisha homazhe për Azem Hajdarin në mbrëmje dhe zotohet: PD do
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore10 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix10 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix10 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook