Lidhu me ne

Kryesore

Tani që Berisha e ka akuzuar Bashën si vegël mjerane të Ramës, në PD nuk ka më vend për të dy. Njëri do të fluturojë.

cna lajme politike

Gazetari Klodian Tomorri, situatën në PD pas vendimit të Lulzim Bashës, për të përjashtuar nga grupi Parlamentar Sali Berishën e analizon duke marrë parasysh rolin e të dy figurave në selinë blu.

Sipas Tomorrit, njëri prej të dyve do të fluturojë dhe ai duket që është Lulzim Basha, pasi Berisha ka më shumë mbështetje në PD.

Është shumë interesante situata në PD. Tani që Berisha e ka akuzuar Bashën si vegël mjerane të Ramës, në PD nuk ka më vend për të dy. Njëri do të fluturojë.

Basha kontrollon grupin parlamentar dhe forumet drejtuese të Partisë. Tashmë është e qartë se pse ai nxitoi për të bërë zgjedhjet në Parti.

Dhe është po kështu e qartë se vendimin për të hequr Berishën e ka marrë shumë kohë më parë. Por mesa duket Doktori është shumë i fortë në bazë. Në këtë situatë, organet e zgjedhura të partisë nuk përkojnë me vullnetin e bazës”, shkruan Tomorri në rrjete sociale.

Sipas tij, asnjërit prej të dyve nuk i intereson çarja e PD-së, por, Berisha nuk ka rrugë tjetër përveçse të heqë Bashën.

Tani lind pyetja se çfarë mekanizmash ka ai për të çuar mbështetjen që ka në bazë në organet drejtuese të Partisë?

Njëra rrugë do ishte të kërkonte pezullimin e Bashës në Këshillin Kombetar. Por aty Basha i ra të keqes para kur shpejtoi me zgjedhjet dhe vuri njerëzit e tij në Këshill. Në këtë situatë rruga e vetme që ka Berisha mbetet mocioni përmes kongresit të partisë. Për këtë i duhet të mbledhë firma dhe të bëjë fushatë poshtë në bazë. Ndaj po flet për referendum dhe dialog me demokratët Baca.

Por, edhe kjo nuk do jetë e lehtë. Me gjasa presioni i Shteteve të Bashkuara do të jetë i madh dhe i drejtëpërdrejtë. Një gjë është e sigurtë. Berisha është “all in” në këtë betejë dhe lufta nuk mbaron derisa njëri prej të dyve të jetë palosur përfundimisht”, analizon më tej Tomorri.

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 minuta më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 minuta më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix13 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix13 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix13 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix13 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore13 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix13 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix13 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Facebook