Lidhu me ne

Radar

A fiton dot PD me Amerikën kundër? Andi Bejtja përplaset me Preç Zogajn

“A fitohet me Ameriken kunder”? Kjo pyetje fatale po zë vend gjithnjë e më shumë në debatin e brendëshëm të PD-së që pas shpalljes non grata të Sali Berishës dhe përjashtimit të tij parlamentar nga Lulzim Basha. Të gjithë mbrpjtësit publikë të kryetarit de facto të PD thonë se opozita nuk e kishte luksin të hapte luftë me SHBA-në që do ti bënte gjëmën, që do e shpallte të gjithë partinë të padëshirueshme dhe që do pengonte në fund ardhjen e saj në pushtet. Pa treguas as se çfarë rreziku i kanosej PD-së ata mbyllin çdo siskutim me frazën: Nuk i dilet amerikës kundër.Në këtë linjë është rreshtuar së fundi edhe shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj. Në një shkrim të gjatë në Panorama (lexoje të plotë këtu) ai hedh këtë tezë: “Çështja kryesore përkthehet sot në formën e pyetjes për çdo demokrat, për çdo të zgjedhur në këtë parti, për Berishën gjithashtu. A mund të fitojë PD me SHBA kundër? Unë kam dhënë përgjigjen time dhe e përsëris: Jo. Me SHBA përkrah, po”.Pikërisht me këtë tezë ka replikuar poeti dhe analisti Andi Bejtja duke thënë se detyra e intelektualit të vërtetë nuk është të rreshtohet pas të fortit. Ja seç ka shkruajtur ai në një status në llogarinë e tij në Facebook: “Thjesht per kujtese, jo me larg se dy tre vite me pare, ishte i njejti vend qe mbante po emrin Amerike qe e pranoi oferten per ndarjen e Kosoves, oferte qe i ngriti qimet ne koke cdo intelektuali e shkrimtari europian. Nuk e mbaj mend cfare qendrimi kane mbajtur keta intelektuale e shkrimtare shqiptare, ate bote , po kam pershtypjen se neqoftese nga turpi nuk jane shprehur per kete nisme, po prape per turpin e tyre kane heshtur…E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t’i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti….Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve…”Nga ana tjetër për debatin a vihet në pushtet pa përkrahjen e SHBA-së Zogaj shkruan:  “Përvoja e këtyre tridhjetë viteve në Shqipëri u jep mbështetje me prova, nga zgjedhjet në zgjedhje, këtyre pohimeve. Berisha dhe PD u larguan nga pushteti në mënyrë dramatike në vitin 1997 në kontekstin e një qëndrimi shumë kritik të SHBA për zgjedhjet e vitit 1996 dhe të mbështetjes që mori në Uashington grupimi opozitar i asaj kohe me Servet Pëllumbin në krye. PD përjetoi një periudhë jo të shkurtër ftohjeje me SHBA dhe përfaqësuesit të saj në Tiranë. Rikthimi i saj në pushtet me kryetar Berishën në vitin 2005 ndodhi në klimën e re të përafrimit me SHBA dhe “bekimit” të ri amerikan për t’u kthyer me një mendje tjetër, më të hapur se më parë. Amerikanët nuk u mbajnë dorën votuesve dhe as marrin anë hapur në zgjedhje.

https://www.facebook.com/andibobi/posts/10225175534686418

Por me qëndrimet që mbajnë, ushqejnë perceptime dhe vlerësime të sakta në publik, që përkthehen si vota që bëjnë diferencën…”. Por edhe këtu duket se Bejtja e ka një kundër argument:”Ndersa neqoftese doni nje pergjigje te shpejte a fitohet me Ameriken kundra, pini nje kafe me Albin Kurtin apo dhe me Fatos Nanon kur e mundi Pandeli Majkon ne Kongresin e Partise Socialiste, jo thjesht si Kryeminister, po si Kryeminister qe vinte me dekorata nga Shtepia Bardhe, si njeriu qe duke i hapur deren 700 mije kosovareve gjate spastrimit etnik te Milloshevicit i shpetoi fytyren jo vetem Uashingtonit, por edhe Europes qe u gjend fare e papergatitur…”

https://www.syri.net/op-ed/450435/kur-shkrimtaret-mendojne-si-burokratet-e-ministrise-se-mbrojtjes/

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook