Lidhu me ne

Radar

Djali i Mehmet Shehut flet për marrëdhënien e babait të tij me Enver Hoxhën

Flet djali i Mehmet Shehut: Ma ndaluan të dilja pas orës 9, e vërteta e  lidhjes in.time të gruas sime me diplomatin – Korrieri.net

Opinion-Në periferi të Barcelonës, në një lagje të quajtur Batalona, jetonte në vitin 2001 shkrimtari Bashkim Shehu, djali i vogël i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu.

Pavarësisht punës, pasioni i tij i parë mbetej të shkruarit. Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu, realizuar më datë 06 Maj 2002, i është kushtuar pikërisht Bashkim Shehut.

Letërsia dhe jeta e Bashkim Shehut ka pasur një boshllëk të madh, një gropë që ngre krye dukshëm në biografinë artistike të tij. I pasionuar pas magjisë së fjalës, ai ka botuar librin e tij të parë “Një kohë tjetër”, kur ishte vetëm 22 vjeç, më 1977.

Djali i numrit dy të regjimit komunist nuk e pati të vështirë të punësohej si skenarist në “Kinostudio”, por për një kohë të shkurtër. Në atë kohë, ai besonte se shumë shpejt do të botonte librin e tij të dytë, por në fakt ai erdhi 16 vjet më vonë. Nuk ishte një libër i zakonshëm, nuk ishte as letërsi dhe as kujtime, por diçka e ndërmjetme.

Libri titullohej “Vjeshta e ankthit,” në të cilin analizoheshin tre muajt e vjeshtës së vitit 1981, që u bë vjeshta fatale e kryeministrit shqiptar dhe familjes së tij. Libri pati sukses të madh në Paris, por vetë Bashkimi u arrestua shpejt pas vetëvrasjes së të atit, sëbashku me vëllain dhe nënën e tij. Bëri afërsisht 9 vite burg dhe internim deri në Marsin e vitit 1991.

Pas rënies së regjimit ai u vendos fillimisht në Tiranë dhe më pas nga viti 1992-1995 në Budapest dhe pas një qëndrimi 2-vjeçar në Tiranë u vendos përfundimisht në Barcelonë. Katër vjet pas “Vjeshtës së ankthit”, ai botoi një tjetër libër, “Rrëfim ndaj një varri të zbrazur”, një roman me theks të ndjeshëm autobiografik.

Ai refuzon të zbërthejë detaje dhe kujtime të asaj kohe, por beson se ka mundësi të analizojë atë “kohë dhune” siç e quan ai, që u nis si fati dhe u bë fataliteti i tij.

“Fakti që Nexhmie Hoxha ka shkruar një libër për raportin mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut është interesant, por ajo që është e trishtueshme për mua është fakti që i jepet kaq shumë vëmendje të vesë së diktatorit, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend post-diktatorial. Mund të thuhet që ajo ka qenë ndër njerëzit më të afërt dhe që di shumë gjëra, por pikërisht ata që dinë më shumë, thonë më pak. Në atë lloj niveli të atij sistemi nuk ka miqësi, ka bashkëfajësi. Mes njerëzve shumë të pushtetshëm që shtypin një popull të tërë ka bashkëfajësi. Natyrisht ai që ka epërsi, në rastin tonë Enver Hoxha, ishte i kthjellët që s’kishte të bënte me miqësi, ndërsa ai fati i të cilit varet nga diktatori, përpiqet të gënjejë veten që ka besnikëri apo miqësi. Nexhmia thotë që ka miqësi të tradhtuar, por nuk është miqësi e tradhtuar, sepse nuk ka pasur miqësi. Miqësia në këtë rast është vetëgënjim nga ai që është më pak i pushtetshëm. Për raportin e tyre unë di pak gjëra, por ajo që kam parë ka qenë një lloj adhurimi ndaj Hoxhës dhe që mendonte se duhet të luftonte bashkë me të”,tha Shehu.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Nusja e Bllokut flirte me francezin”, Bashkim Shehu: Ç'më tha babai për  lidhjen e gruas sime me diplomatin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook