Lidhu me ne

Temporal

Kush ishte Enver Hoxha sipas New York Times: Nga mësues i frëngjishtes në shitës cigaresh, si e arrestuan para se të shpallej ‘gjeneral’

Artikulli për Enver Hoxhën, një ditë pas vdekjes së tij

Kush ishte Enver Hoxha sipas New York Times: Nga mësues i frëngjishtes në shitës cigaresh, si e arrestuan para se të shpallej ‘gjeneral’

Është folur, debatuar dhe është shkuar shumë për ish-diktatorin Enver Hoxha. Një artikull i New York Times, i publikuar më 12 prill 1985, një ditë pas vdekjes së tij, zbulon rolin e Enver Hoxhës gjatë katër dekadave të sundimit me ‘dorë të hekurt’ të Shqipërisë. Si erdhi Enver Hoxha në pushtet, kush e ndihmoi dhe si u prish ai me të gjitha fuqitë e mëdha derisa u izolua përfundimisht. Artikulli me titull “Enver Hoxha, mastermind of Albania’s Isolation, “Enver Hoxha, mjeshtri i izolimit të Shqipërisë” zbulon marrëdhëniet e tij me fqinjët, me fuqitë e mëdha dhe deri te lufta e brendshme që çoi në ekzekutimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Komiteti Qëndror të PPSH-së.

Artikulli i plotë:

Enver Hoxha, lideri shqiptar, i cili vdiq dje në Tiranë, e mbajti vendin e tij malor të izoluar fort për katër dekada.

E pushtuar historikisht që nga koha greke dhe romake, Shqipëria ruajti pavarësinë e saj nën udhëheqjen e tij staliniste. Politikat e tij e lanë vendin e vogël ballkanas me pak miq jashtë, pasi qeveria e Hoxhës u prish me një sërë vendesh dashamirëse dhe mbrojtësish të huaj e të fuqishëm të Shqipërisë.

Hoxha pati kompetenca absolute në vend, nga postet e tij si Sekretar i Parë i Partisë së Punës (Komuniste) Shqiptare dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

“Të gjithë ta kuptojnë qartë, muret e fortesës sonë janë prej shkëmbi graniti të palëkundur,” shkroi ai në një nga vëllimet e shumta të kujtimeve, disa prej të cilave përmbajnë kujtime të Stalinit, që ai shkroi gjatë viteve kur ishte në pushtet. Janë botuar mbi 40 vëllime me fjalime dhe kujtime të zotit Hoxha.

Në vitin 1982, pasi pohoi se “imperialistët dhe lakejtë e tyre thonë se ne jemi izoluar nga “bota e qytetëruar”, ai shtoi këtë fjali kumbuese:

”Si historia e hidhur e vendit tonë në të kaluarën dhe realiteti i ‘botës’ që ata reklamojnë na kanë bindur se nuk kemi të bëjmë aspak me një ‘botë të qytetëruar’, por me një botë në të cilën më të mëdhenjtë dhe më të fortët shtypin dhe flakin më të voglin dhe më të dobëtin, një botë në të cilin paraja dhe korrupsioni bëjnë ligjin, dhe padrejtësia, pabesia dhe kulisat triumfojnë”.

Shqipëria ishte një nga vendet e para komuniste që denoncoi revizionizmin e Josip Broz Titos të Jugosllavisë, duke mbajtur anën e Stalinit në vitin 1948. Më pas, Hoxha ndërpreu lidhjet e tij edhe me Bashkimin Sovjetik, në kulmin e fushatës anti-stalinizëm në vitin 1961, rreth kohës së prishjes së marrëdhënieve kinezo-sovjetike.

Hoxha filloi të krijonte lidhje me Kinën sepse kishte nevojë për mbështetje materiale. Në përputhje me thënien e vjetër ballkanike se armiku i armikut tim është miku im, Hoxha u bë një mbështetës i zëshëm, megjithëse gjithnjë e më i parëndësishëm, i Mao Ce Dunit, teksa e gjeti veten të izoluar nga blloku sovjetik.

Por sërish Hoxha u zhgënjye. Shkrirja e akujve kinezo-amerikane e ftohti miqësinë e Shqipërisë me Kinën dhe përzemërsia mes tyre u shndërrua në një përçarje që, në vitin 1982, u ndal përfundimisht.

Shqipëria më pas tentoi të lidhte kontakte me Greqinë dhe Turqinë, megjithëse trajtimi i qeverisë Hoxha ndaj pakicave etnike, veçanërisht grekëve etnikë, i tendosi përpjekje të tilla. Në fakt, Vietnami mbeti thuajse i vetmi vend me të cilin Shqipëria kishte një marrëdhënie të ngushtë, ndonëse jo të rëndësishme nga ana ekonomike.

Brenda vendit, objektivi i Hoxhës ishte të modernizonte dhe industrializonte atë që përgjithësisht konsiderohej si një nga vendet më të prapambetura në Evropë, megjithëse udhëtarët nga vendet më të zhvilluara kanë raportuar, vitet e fundit, se Tirana, me rrugët e saj të vjetra me kalldrëm dhe trafikun e rrallë të automjeteve, kishte bërë pak përparime.

Me kalimin e viteve, Qeverisë Hoxha iu dha merita për eliminimin e analfabetizmit. Por gjithashtu u ndalua feja, në përputhje me porosinë e Hoxhës se Shqipëria ishte bërë “shteti i parë ateist në botë, feja e vetme e të cilit është shqiptaria”. Ishte i ndaluar respektimi dhe predikimi i fesë në publik.

Pakicave etnike në mesin e afro 3 milionë banorëve të Shqipërisë iu bë presion në atë masë sa që grekët etnikë, për shembull, u detyruan të ndryshonin emrat që tingëllonin greqisht. Vetëm kohët e fundit, sipas vizitorëve, njëfarë mësimi i greqishtes u lejua në shkolla, pasi Shqipëria po shkonte drejt një politike më të hapur ndaj Greqisë.

Gjatë gjithë kësaj, Hoxha ruajti kontrollin e tij, duke goditur komplotet, përmes spastrimeve të përgjakshme dhe duke i burgosur në masë ata që kundërshtonin ose nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë për t’u përshtatur me vendimet e Komitetit Qendror.

Menjëherë pasi Shqipëria njoftoi në vitin 1981 se Mehmet Shehu, kryeministër për një kohë të gjatë, kishte kryer vetëvrasje, pati njoftime të pakonfirmuara se ai në fakt ishte vrarë. Por Hoxha, në një libër të botuar në vitin 1982, pohoi se Shehu ishte vetëvrarë.

Prandaj, analistët perëndimorë i kushtuan vëmendje një fjalie në një artikull që u botua shkurtin e kaluar në të përditshmen e partisë shqiptare, Zëri i Popullit. Në një përkthim të shpërndarë nga misioni shqiptar në Kombet e Bashkuara, zoti Shehu quhej “agjent sekret i amerikanëve, sovjetikëve dhe jugosllavëve”, i cili “u likuidua sepse u përball me unitetin e pathyeshëm të partisë me popullin”.

Anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork pretenduan se përkthimi ishte keqinterpretuar dhe se folja shqipe e përkthyer si “u likuidua” ishte përdorur në një kuptim figurativ, që nuk do të thotë se Mehmet Shehu ishte vrarë.

Ata vunë në dukje se: ”Rrëfimi për rastin e Mehmet Shehut është përshkruar gjerësisht në të gjitha aspektet e saj në librin tashmë të njohur të Enver Hoxha”.

Krahas përqendrimit në sigurinë e brendshme, Qeveria Hoxha vitet e fundit ndërmori hapa për hapjen e lidhjeve të transportit me fqinjët e saj, Greqinë dhe Jugosllavinë, megjithëse marrëdhëniet me ta mbetën të ftohta.

Dhe nga viti i kaluar, kishte tregues të tjerë se Shqipëria po bëhej më pak e izoluar dhe po kërkonte lidhje të reja me vende të tjera. Në mars 1984, ajo nënshkroi një pakt më të gjerë tregtar me Italinë, e cila gjithashtu ra dakord të zgjeronte lidhjet kulturore.

Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908, në Gjirokastër, një qytet tregtar në Shqipërinë e Jugut. Babai i tij ishte një tregtar. U shkollua me bursë në një shkollë të mesme franceze në Korçë dhe në moshën 22-vjeçare shkoi në Francë për të studiuar në Universitetin e Montpellier-it.

Ndërsa ishte në Francë, ai shkruante për gazetën komuniste L’Humanite. Në vitin 1934 u emërua sekretar në konsullatën shqiptare në Bruksel, ku mori një kurs juridik dhe vazhdoi të shkruante për të përditshmen franceze.

Meqenëse artikujt e tij ishin kritikë ndaj qeverisë së Shqipërisë – në atë kohë u shpall monarki nën Mbretin Zog – emërimi i tij konsullor u anulua pas dy vjetësh, por ai arriti të kthehej në shtëpi dhe të pranonte si mësues i frëngjishtes në shkollën e tij të vjetër në Korçë. Sulmet e tij të vazhdueshme ndaj qeverisë çuan në arrestimin e tij për një kohë të shkurtër në fillim të vitit 1939.

Ushtria italiane e Musolinit pushtoi Shqipërinë atë vit, duke dëbuar mbretin Zog dhe duke e vendosur Shqipërinë nën mbretërinë italiane. Një qeveri kukull shqiptare, pasi iu bashkua Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, u shpalli luftë aleatëve në vitin 1940.
Hoxha, i cili kishte kaluar në ilegalitet, u bë themeluesi dhe drejtuesi i Partisë Komuniste Shqiptare në vitin 1941. Ai ishte gjithashtu redaktor i gazetës së partisë Zëri i Popullit.

Fillimisht ai punoi në një dyqan duhani në Tiranë, i cili shërbente si “zyrë” për aktivitetet e tij komuniste. Italianët nuk e kapën kurrë, sepse iu desh të shkonte në mal, ku mori ndihmë nga oficerët sovjetikë që zbarkuan në Shqipëri me parashutë si dhe nga oficerët e ndërlidhjes amerikanë dhe ata britanikë.

Ish mësuesi i frëngjishtes ndërtoi një forcë guerile prej 70,000 burrash që luftuan kundër italianëve dhe më vonë gjermanëve, të cilët pushtuan Shqipërinë dhe kërkuan të mbështesin aleatin e tyre fashist për rreth një vit.

Pas dorëzimit të Italisë para aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, forcat e saj u tërhoqën nga Shqipëria dhe guerilët komunistë shpallën një qeveri të përkohshme në tetor 1944, me Enver Hoxhën, që në atë kohë mbante gradën e gjeneralit, si Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes. Kjo qeveri u njoh nga aleatët perëndimorë në vitin 1945 me mirëkuptimin se do të mbaheshin zgjedhje të lira.

Kur u zhvilluan votimet, ekzistonte vetëm një listë e vetme kandidatësh, nga komunistët. Republika Popullore u shpall në Shqipëri në janar 1946 dhe Shtetet e Bashkuara me Britaninë revokuan njohjen e tyre dhe bllokuan Shqipërinë nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara deri në 1955.

Komunistët jugosllavë, të cilët i ndihmuar në fillim guerrilasit shqiptarë, kishin një bashkim monetar dhe doganor me Shqipërinë e re. Por Hoxha, i frikësuar nga supremacia e Beogradit, ndërpreu të gjitha lidhjet me jugosllavët në kohën e prishjes së Stalinin me Titon në 1948. Ai gjithashtu e quajti Partinë e tij Komuniste në pushtet Partia e Punës.

Në vitin 1954, Hoxha ia dorëzoi kryeministrinë Mehmet Shehut, por mbeti kryezot në parti, duke e ndryshuar titullin nga Sekretar i Përgjithshëm në Sekretar të Parë.
Pas ndarjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961, Hoxha udhëhoqi një sërë betejash për pushtet dhe në një tentativë për grusht shteti ushtarak në vitin 1974, ku u përfshi edhe ministri i tij i Mbrojtjes. Ministri dhe disa oficerë të ushtrisë u ekzekutuan.

Në fakt, gati gjysma e 31 anëtarëve të Komitetit Qendror të partisë të vitit 1948 u dënuan me vdekje në vitet e ardhshme. Kohët e fundit, vështirësitë ekonomike çuan në ripërtëritje të mosmarrëveshjeve politike dhe qindra zyrtarë thuhet se u burgosën për rezistimin e lëvizjeve të tilla politike si shkëputja me kinezët, të cilët kishin shërbyer si një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në kërkimin e saj për zhvillim ekonomik.

Gjeneral Hoxha, një burrë i gjatë dhe i pashëm, ishte i martuar me Nexhmije Hoxhën, një mësuese shkolle të cilën e kishte takuar në lëvizjen guerile të kohës së luftës. Ajo u bë anëtare e Komitetit Qendror dhe pas vitit 1969 shërbeu si drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë.

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Bushati: Në Sazan s’ka investim, por lobim kërmash politike

Gazetari Andi Bushati e cilësoi si një lobim kërmash politike, atë që thuhet se do të ndodhë me ishullin e...

Mix4 orë më herët

Dhimbjet e lindjes, cila pjesë e trupit dhemb?

per nenat Së shpejti do të lind fëmijën tim të parë dhe nuk kam asnjë ide sesi janë dhimbjet e...

Mix4 orë më herët

Shenjat e lindjes, si ta kuptojme kur ky moment po afron?

Sigurisht që asnjë histori lindje nuk është e njëjtë, duke qënë se edhe gratë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Shumë...

Mix4 orë më herët

Operacioni Cezarian me dëshirën e nënës, çfarë duhet të dimë

Shumë prej jush mund të kenë dëgjuar për nënat që kanë zgjedhur të futen në një operacion cezarian për një...

Mix4 orë më herët

Ky faktor rrit në mënyrë drastike shancet për migrenë

Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Maryland kanë zbuluar dy faktorë...

Radar5 orë më herët

Saimir Kodra padit Egla Cenon

Saimir Kodra Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania...

Kryesore12 orë më herët

Kush po i godet njerëzit e Belinda Ballukut?

SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj kreut...

Mix13 orë më herët

Mendimet e vërteta të një burri për celulitin dhe strijat

Celuliti, kompleksi më i madh (dhe i gabuar) për shumicën e vajzave dhe grave! Rreth 80-90% e grave besohet se...

Mix13 orë më herët

Seksi dhe ushqimi: Si t’i bësh bashkë për performancë më të mirë

PINTEREST Seksi dhe ushqimi janë më shumë të lidhur seç mund të mendoni. Arsyeja është e thjeshtë, një dietë e...

Mix13 orë më herët

5 leksione nga Halle Berry për gratë dhe menopauzën

Nëse edhe ju jeni një nga gratë që po përjetojnë periudhën e menopauzës, pa e kuptuar realisht se çfarë i...

Facebook