Lidhu me ne

Temporal

Cilat janë pesë kullat më të larta në Tiranë ?

SHIFRA E DITËS: Në ‘garë me qiellin’, cilat janë pesë kullat më të larta në Tiranë

Aranit Muraçi

Duket sikur Tirana afron një garë të fortë për atë që do të ngrejë kullën më të lartë në Shqipëri. “15 katëshi i famshëm”, ndërtesa simbol e komunizmit e cila ishte edhe ndërtesa më e lartë prej shumë vitesh në Shqipëri, mund të mos i bjerë më në sy sot askusjt, edhe pse ndodhet në qendër të Tiranës.

Një kullë me 58 kate, e cila është planifikuar të ndërtohet tek Rruga e Kavajës, aty ku sot është Volkswagen, do të ketë 5 kate nëntokë dhe një sipërfaqe totale rreth 77 mijë metra katrorë.

Cilat janë pesë kullat më të larta në Shqipëri?

Vetëm në një dekadë në kryeqytetin shqiptar janë ngritur pesë nga kullat më të larta në Shqipëri, të cilat dallohen lehtë me sy të lirë nga çdo cep i kryeqytetit. Me rreth 5 mijë metër katror, aq sa është afërsisht çmimi sot, ia vlen të ndërtosh. Pa marrë në konsideratë katet nën-tokë, e lartë 140 metra mbi tokë, “Downtawn Tirana”kulla e cila po ngrihet në hyrje të Rrugës së Elbasanit dhe inaugurohet këtë vit, është më e larta aktualisht në Shqipëri.

Downtawn Tirana (140 metra)

Pallati që po ngrihet tek zona e njohur si “7 xhuxhat” është drejt përfundimit. Punimet parashikohen të mbyllen këtë vit dhe deri sa të ngrihet një kullë tjetër, “Downtawn Tirana” është aktualisht kulla më e lartë në vendin tonë. Pallati me 40 kate mbi tokë është investim i kompanisë “Kastrati”.

Tirana Intercontinental (133 metra)

Kulla me 34 kate i përket kompanisë “Geci Sh.p.k”.  Ajo është ndërtuar pas hotelit “Tirana Internacional” ose i njohur ndryshe si 15-katëshi. Ndërtimi i kësaj kulle e ktheu hotlenin më të famshëm të Shqipërisë në një godinë normale për kryeqytetin.

Eye of Tirana  (130 metra)

Pallati me 31 kate nga “Ideal Construction” është ndërtesa e tretë më e lartë në vendin tonë. Kjo kullë është në pronësi të kompanisë “Ideal Construction” dhe është ngritur shumë pranë qendrës dhe selisë së PS-së.

Arena Center (112 metra)

Kulla e ngritur në një prej këndeve të stadiumit “Arena Kombëtare”  i përket kompanisë AlbStar Sh.p.k dhe përbëhet nga 24 kate. Kulla ka përfunduar me përfundimin e stadiumit, megjithëse vijon puna për dizajnin e brendshëm të tij, kjo bazuar mbi qëllimin e përdorimit.

Albanian Tower (110 metra)

Kulla me 25 kate është ngritur nga Al&Gi Sh.p.k dhe ndodhet gjithashtu shumë pranë qendrës së Tiranës, në hyrje të rrugës “Myslim Shyri”, duke u dhënë një farë harmonie ndërtesave të tjera.  /Liberale.al/

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix7 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix7 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix7 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix7 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix3 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook