Lidhu me ne

Mix

3 murale të reja në Tiranë. Coca-Cola, pjesë e jetës dhe zhvillimit kulturor në qytet

3 murale të reja në Tiranë. Coca-Cola, pjesë e jetës

Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë. Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet, gjatë të cilit, Coca-Cola në Shqipëri ofroi kontributin e saj në promovimin e krijueshmërisë dhe riformësimin e hapërsirave në qytet përmes shprehjes së artit.

Mural Art mblodhi së bashku në një ceremoni të veçantë inaugurese nënkryetaren e Bashkisë, Keti Luarasi, koordinatoren e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” – Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo, Drejtorin e Përgjithshëm, të Coca-Cola Bottling Shqipëria, Fabio Colliva, të rinj dhe të reja artiste, artdashës, por edhe qytetarë.

3 murale të reja në Tiranë. Coca-Cola, pjesë e jetës

Coca-Cola është partner strategjik i “Tirana, Kryeqytetit Europian i Rinisë 2022” dhe përgjatë këtij viti ka mbështetur nisma dhe aktiviteteve të ndryshme në kryeqytet.

Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese, ku përfaqësuesit e Coca-Colës bashkëpunuan me pjesëmarrësit – si pjesë e një kompanie që forcën e brandit të saj, e ka shtrirë edhe në ndarjen e momenteve që sjellin emocione por edhe edhe në përkushtimin për investime afatgjata në vend, duke vendosur prioritete ambicioze në drejtim të agjendës së qendrueshmërisë. Procesi trajnues i shërbeu të rinjve, si frymëzim, për të konceptuar skicat artistike të muraleve të reja duke përcjellë përmes tyre mesazhe me impakt të madh.

Në fjalën e saj, NënKryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi e konsideroi të rëndësishme forcimin e talenteve artistike të të rinjve dhe përfshirjen e aftësive të tyre, në aktivitete që synojnë zhvillimin në qytet. Luarasi falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të CCBS, Fabio Colliva për mbështetjen si dhe të rinjtë për realizimin e punëve artistike të muraleve. “Muralet përmbajnë mesazhe që kanë brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit,” tha Luarasi.

Koordinatorja e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo tha se: “Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet.”

Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria falenderoi të pranishmit dhe përshëndeti ceremoninë e Mural Art ndërsa tha: “Impakti social-ekonomik, i cili na bën krenarë është rezultat i punës që Coca-Cola bën në Shqipëri, përmes CCBS që nga viti 1994. Ne jemi të lumtur të mbështesim të rinjtë të shprehin kapacitetet e tyre inovatore dhe krijuese, duke mundësuar që mesazhet e tyre të jenë të dukshme si pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve. Mural Art krijoi një model pozitiv, që dëshmon se si bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm nxit talentin artistik të të rinjve dhe thellimin e njohurive rreth konceptit të përgjegjësisë sociale,” u shpreh Z. Colliva.

3 murale të reja në Tiranë. Coca-Cola, pjesë e jetës

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore12 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix12 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix12 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix13 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix13 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix13 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook