Lidhu me ne

Mix

Restorantet më të mira në Tiranë

Kulinaria shqiptare po fiton reputacion në botë për kuzhinën e saj unike dhe shumë të shijshme. Shumë blogera po shkruajnë artikuj rreth kuzhinës tonë tradicionale duke vlerësuar shijen karakteristike të kuzhines tonë që është një miks mes kulinarisë shqiptare turke greke dhe italiane. Restorantet më të mira ndodhen në Tiranë, ku ju mund të gjeni thuajse në çdo qoshe apo cdo rrugë një vend të mirë për të ngrënë. Më poshtë 6 restorantet që VisitTirana rekomandon.

 Gambero Gourmet

Nëse ju pëlqen të frekuentoni restorante me kuzhinë fine dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja, atëhere shkoni në Gambero Gourmet, vendi i duhur ku do të përjetoni shije dhe shërbim të pakrahasueshëm.

Cilësia e parë e produkteve, kuzhinë me teknologjinë më të fundit, dëshira e shefave të kuzhinës për t’ju sjellë më të mirë por jo vetëm, çmimet shumë të arsyeshme dhe ekonomike të shoqëruara me mbi 140 marka verërash të ndryshme përbëjnë luksin e vërtetë në “Gambero Gourmet”.

Ballkoni i Dajtit

Nëse doni një dreke më një pamje spektakolare të qytetit, shkoni në Ballkonin e Dajtit.

Ushqim i shijshëm me pamje mahnitëse, kështu mund t’a përshkruajmë Ballkonin e Dajtit, i cili gjendet në Malin e Dajtit, ku ju mund të shkoni nëpëmjetë teleferikut “ Dajti Ekspres”. Restoranti është mjaft i këndshëm dhe i rehatshëm me hapësira të bollshme, nga ku të ofrohet një pamje e mahnitëse, ku Tiranën e ke si në pëllëmbë të dorës.

Këtu ofrojnë gatime tradicionale dhe mesdhetare me një shërbim të shkëlqyer. Restoranti është elegant, modern, i rehatshëm, argëtues dhe sigurisht shumë i ngrohtë dhe mikpritës për klientët. Nëse vizitoni Tiranën, mos humbsni rastin të shkoni te Ballkoni i Dajtit!

UKA Farm

Nëse doni të provoni ushqim të mirë tradicional direkt nga ferma, brenda ambienteve të një ferme, provoni UKA Farm. Ushqim i shijshëm nga produktet e zonës shoqëruar me nje verë fantastike të bërë nga vreshtat e familjes. Ndodhet në Laknas, 15 minuta larg Tiranës, afër Aeroportit Nënë Tereza. Restoranti është i vendosur në mes të fermës dhe ju ofron mundësi unike për të shijuar deri në fund aromën e prodhimeve të zonës.

Season Restaurant

Season Restaurant siç e sugjeron dhe emri është një restorant ku mund të shkosh dhe të provosh pjatat më të mira në çdo stinë. Restoranti modern i vendosur në zonën e bukur të Pazarit të Ri, ofron gatime Italiane, pasta dhe pica furre si dhe një varietet pijesh. Vendndodhja strategjike e restorantit në një nga lagjet më të vjetra në Tiranë, Pazari Ri, një zonë mjaft e frekuntuar nga vendasit dhe të huajtë e bën këtë vend mjaft të spikatur. Restoranti ka ruajtur edhe disa elemente të tradicionales ku mund t’i dalloni fare lehtë në pikturat si dhe jastëkët në divane.

Hotel Colosseo Restaurant

Nëse kërkoni një vend për një darkë romantik, ose me një grup shoqëror, restoranti i Hotel Colosseo është ideal për darka ose dreka fantastike. Shijoni gatimet e shijshme nga menuja e restorantit , i cili është i hapur nga dreka deri në 11 të darkës. Nuk mungojnë as varietet e gatimeve të detit, sallata Cezar, pasta dhe rizoto, peshku dhe mish i freskët i gatuar me mjeshtëri nga Shefi i kuzhinës.

Elite Palace Restaurant

Me një kuzhinë mesdhetare, restoranti i Elite Palace është një nga ato vendet që kur e provon vështirë ta harrosh si eksperiencë. I vendosur në një kodër me pamje panoramike të Tiranës, ky është vendi ideal për të qenë larg zhurmave të kryeqytetit dhe të kaloni këndshëm në këtë vend pranë natyrës. Restoranti nuk është thjesht një restorant për të drekuar ose darkuar, por një restorant me shije. Dekori i veçantë me detaje të ngjyrës së arit dhe të bardhës të bën të ndihesh sikur je në një vend mbretëror, pa përmendur këtu gatimet e shijshme dhe të servirura me art. Mbi të gjitha çmimet janë të leverdisshme.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix4 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi18 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi18 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix18 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix18 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske18 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook