Lidhu me ne

Mix

5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve

Kur flasim për drekat e darkat jashtë shtëpisë shpesh mendojmë se vlerësimet më të mira vijnë nga njerëz me përvojë e që i vizitojnë shumë restorantet. Por mediat sociale, e në veçanti Instagrami kanë bërë që edhe të rinjtë të shikojnë me vëmendje restorantet në kryeqytet. Në vëmendje të tyre janë kryesisht restorante të tendencave të reja, shumë të ndryshme nga njëra tjetra, me origjinalitet në pjatat e servirura dhe shërbimin.

Duke u bazuar tek niveli i ndjekësve në mediat sociale dhe preferencat e të rinjve në Tiranë, një prej të rinjve Kostandin Feshti sjell 5 restorantet më të mirë  e “trendy” që vlerësohen nga të rinjtë.

Fusha e kulinarisë është një treg i madh, i gjerë dhe i preferuar shumë nga njerëzit, si në rolin e klientit, ashtu dhe në rolin e të punësuarit. Në vendin tonë gjithmonë ka pasur restorante, ambjente ku mund të shkojë dhe të kalojë një fundjavë të këndshme me familjen tënde. Do porosisje biftekun, patatet e furrës, sallatën e fshatit dhe më pas do të paguaje faturën e të largoheshe i kënaqur.

Por, më vonë u hap instagrami dhe me këtë rrjet social mentaliteti dhe perceptimi i shumë shqiptarve, më së shumti i të rinjve ndryshoi për sa i përket restoranteve në vend dhe mënyrës së të ushqyerit.

Dolën trendet e të qënit një vegan, e të ushqyerit me gatime “si të gatuara në shtëpi”, pjatat e mëdha me nje porcion të vogël dhe shumë prej nesh i përqafuan e i pranuan këto risi në vendit tonë.

Thonë që pavarësisht çdo gjëje, dashuria vjen nga stomaktu. Këto 5 resorante e kanë përvetësuar këtë shprehje duke e bërë moto të biznesit të tyre:

-PASTARIA

-VEGGIES TIRANA

-VITA 99

-ITALIANS

-TE DU KTU

Ajo që i bën këto ambiente më të preferuarit në kryeqytet është vëmendja që ato kanë treguar kundrejt çdo gjëje. Janë detajet e vogla ato që krijojnë diçka të madhe e të bukur. Që nga dekori mikpritjes, stafi i kulturuar dhe i sjellshëm e deri tek gatimet perfekte, që të bëjnë të harrosh të gjitha problemet e tua.

PASTARIA, është një restorant i vogël, i hapur para 1 viti, i specializuar në gatimin e pastave, sipas mënyrës tradicionale italiane. Kamarierët të ulin në një tavolinë dhe të ofrojnë një menu, nga e cila ti mund të zgjedhësh llojin e makaronave që dëshiron, të shërbyera me salcën që ti dëshiron. Kjo mënyrë prezantimi dhe shërbimi nuk është shumë e përdorur në qytetet tona, dhe kjo e bën “PASTARIA” një restorant, i cili të vlerësohet e të frekuentohet edhe më shumë.

https://www.instagram.com/p/BqsFvvGH9Sl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0f2390e1-f100-4d11-90ec-670e20aa1603

VEGGIES TIRANA, Ky ambient i vogël, i vendosur në një prej rrugëve kryesore të ish Bllokut, ofron një gamë të madhe ushqimore, menu të larmishme, me fokus gatimet vegane.
Hapja e tij vlerësohet si një “Breath of Fresh Air”, pra një risi e bukur. U be akoma edhe më e bukur, në momentin që filloi të ofronte menu të personalizuara, të cilat të vinin aty ku ndodheshe.

https://www.instagram.com/p/BmanjachVJ6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ab10f323-4419-43b5-8be0-07b555b3660a

VITA 99, është ai guri i çmuar, për të cilin jo shumë dinë, por kjo ndodh vetëm me ata që janë më të mirët, sepse në momentin që je më i miri rekomandohesh. Një restorant i fokusuar mbi gatimet italiane. I njohur për ngrohtësinë që ai ambient të fal, është kthyer në një krye qendër të fundjavave të kaluara në qytet. E gjitha falë pjatave të bollshme dhe shijeve autentike e të fresketa si në pica edhe në pjatat e mishit, apo sallatrat.

TE DU KTU, është hapur së fundi, por sipas të rinjve i ka bërë vend vetes në fushën e egër të kulinarisë në kryeqytet. Gatimet “si në shtëpi” kanë marrë vëmendje. Një pjesë të madhe të kësaj fame e kanë gatimet e restorantit “TE DU KTU”. Ambienti i vogël, i cili të bën të ndihesh sikur po kalon një drekë në shtëpinë tënde, i ka ofruar këtij restoranti një vend në listën e të parapëlqyerve në Tiranë. Pjatat e tyre, që sa të shëndetshme, aq edhe të shijshme e kanë kthyer këtë lokacion në një pikë-takim për shumë njerëz, të cilët duan të kalojnë një kohë të mirë në shoqërinë e një gatimi shumë të mirë.

https://www.instagram.com/p/BogqpFMhbzv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=42fb0061-c012-4da3-9fcc-cda00f946c17

ITALIANS, është një nga perlat e kuzhinës italiane në kryeqytet. Kjo si pasojë e shefit italian të kushinës, i cili çdo pjatë e gatuan me dashuri, një ndjenje e cila e bën ushqimin edhe më të pëlqyeshëm. Restoranti është i menduar të përdoret në çdo stinë. Ambienti i jashtëm që është një oaz qetësie në stinën e nxehtë të verës dhe ambienti i brendshëm, i cili të ben të ndihesh në mes të Toskanës, në stinën e ftohtë të dimrit.

Këto 5 restorante, nuk janë më të pëlqyerit sepse ndjekin trendet apo janë vende të bukur për foto. Janë më të pëlqyerit falë origjinalitetit, falë autencitetit që ata përcjellin në këtë fushë biznesi, dhe falë përkushtimit në lidhje me përmirësimin e tyre, çdo ditë. Që nga pjatat, mënyra e shërbimit e deri tëk dekori.

Këto restorante po u mbijetojnë kohës dhe kritikave, sepse nuk kane dashur të ishin si të gjithe, nuk kanë ndjekur dhe kopjuar veprimet e të tjerëve, por kanë nisur diçka të tyren, diçka që e ndienin që do të fuksiononte, siç ka ndodhur me të vërtetë.

Pra, tregohuni vetvetja, jini origjinal në atë çfarë doni të krijoni dhe mos kini frikë, pasi të jesh autentik të bën të veçantë, dhe të qenurit i veçantë të bën të suksesshëm, e të qenurit i suksesshëm të bën ty një biznes të fortë për konkurencën dhe një mbajtës titujsh të merituar.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook