Lidhu me ne

Radar

Erisa Xhixho: S’kemi pasur propozim nga Partia Demokratike për lista të përbashkëta në zgjedhje


Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, këtë të mërkurë e ftuar në Radar me gazetaren Jonida Shehu në ABC ka bërë një analizë në lidhje me humbjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Xhixho në fjalën e saj ka theksuar se një ndër shkaqet kryesore që ka shkaktuar dhe humbjen e zgjedhjeve është shit-blerja e votave, përdorimi i administratës shtetërore dhe përfshirja e grupeve kriminale.

“Më shumë se analizë e LSI-së raporti i OSBE-ODIHR tregon se çfarë ka ndodhur me 25 prill. Nëse qytetarët ishin të lirë në ushtrimin e votës së tyre, apo aty kishte përdorim të administratës publike dhe buxhetit të shtetit, apo fati i patronazhistëve që u përdorën nga partia në pushtet, ku në një vend tjetër kjo do të ishte skandal. Masakra e 25 prillit është një dëm që i bëhet Shqipërisë dhe do të doja që këto zgjedhje të ishin standarde, dhe pse ne pamë përdorimin e legalizimeve, grupet kriminale dhe paratë e pista.

Ne nuk i shmangemi përgjegjësisë, por dua të them se jam krenare që kemi qenë pjesë e një skuadre që nuk ishte pjesë e shitblerjes së votave dhe shkatërrimit të demokracixsë, LSI-ja ka marr shumë vota”, ka thënë Xhixho.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe zërat se mes dy forcave politike opozitare ka pasur një debat parazgjedhjeve, persa i përket listës së kandidatëve.

Xhixho në intervistën e saj ka mohuar zërat që kanë qarkulluar nga radhët e Partisë Demokratike se ka pasur propozim për një listë të përbashkët në disa qarqe, ajo ka theksuar se nuk ka pasur propozim në tryezë nga pala tjetër për një gjë të tillë.

“Unë mund të them se i gjithë aksioni i parazgjedhjeve ne kemi ruajtur identitete tona dhe të gjithë i kemi shërbyer zhvillimit të një fushate me platforma, por që e vërteta është se fushata u kthye në skemë batutash. Nuk ka pasur debate me PD para zgjedhjeve, por vetëm në sensin konstruktiv. Unë nuk di që të ketë pasur ndonjë vullnet të PD-së për një listë të përbashkët, nuk flas për thashetheme, por institucionalisht nuk ka pas asnjë vullnet për të dalë sëbashku”, ka deklaruar nënkryetarja e LSI-së.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix15 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix15 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix15 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix15 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix15 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook