Lidhu me ne

Radar

Tallet Rama: Nuk kam pasur bisedë me ‘vëllaun tim Vuqiq’, bën teatër me helikopterë e aeroplanë

Thumbon Rama: Nuk kam pasur bisedë me ‘vëllaun tim Vuqiq’,

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë pasur një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Rama ka ironizuar duke thënë se nuk ka pasur asnjë bisedë me “vëllaun e tij Vuqiq”.

Rama theksoi se e drejta është me Kosovën dhe se nuk janë provokime për Njësinë Speciale të Kosovës.

Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçic apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë thonë në rrjetet sociale “me vëllain tim Vuqiq”. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq dhe kjo është shumë e qartë kshuqë ne jemi absolutisht në krah të Kosovës siç është i gjithë komuninteti ndërkombëtar dhe thashë leximi i çuarjes së forcave speciale për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë, është i gabuar. Përfytyrojeni dhe le ta përfytyrojë edhe ‘vëllau jem’ sikur aty të kishte ndodhur diçka. Natyrisht i takon kryeministri të Kosovës të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për të çuar para dialogun Nuk duhet ta harrojmë ndodhi me tarifën 100%. Ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës sepse kaloi nga një akt për të shtruar problemin në një akt më të madh se problemi. Albini dhe kolegët e kanë gjithë largpamësinë për të mos e çuar në atë pikë. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat e rendit të sigurisë së Kosovës. Ato djegiet i provokojnë fluturimet akrobatike të aeroplanëve dhe marrja peng e qytetarëve të Kosovës në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu si duhet. Unë jam i bindur se dialogu është rruga e duhur,” është shprehur Rama.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook