Lidhu me ne

Kioske

Të rinjtë e të rejat që kemi janë një thesar plot energji, por nëse i braktisim mund të kthehen në lëndë shpërthyese

Të rinjtë, policia dhe varfëria / Nga Gjergj Meta


Rritja e kriminalitetit në vitet e fundit, sidomos ajo e trafikut të lëndëve narkotike, kultivimit të tyre, veçanërisht në zonat e thella të vendit, ka vënë në rrezik shumë ekuilibra socialë dhe ekonomikë.

Dy ndër kategoritë që po ndjejnë peshën e madhe të kësaj batërdie janë të rinjtë e familjeve të varfëra dhe me probleme si dhe policët e thjeshtë të terrenit. Ndërsa kategoritë më të paprekura janë kryet e trafikut e të kultivimit dhe mbrojtësit e tyre me pushtet.

Kam pasur raste të flas si me të rinjtë e po ashtu me policët. Janë të dyja kategori në thelb të varfëra që mbijetojnë me logjikën e ushtarit, pavarësisht se njëra palë në anën e antiligjit e tjetra në anën e ligjit. Por ajo çka i bashkon në mbrëmje është varfëria dhe mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale.

Ngjarja e ndodhur dje në Lezhë, e të tjera që i kemi parë e dëgjuar me bollëk, megjithëse në mes të një kaosi informativ të pashoq, e tregon më së miri këtë përplasje që ndodh në bazë, në basifondet e shoqërisë shqiptare e cila është aq e vogël sa njihemi të gjithë me njëri-tjetrin.

Mungesa e politikave të punësimit, sidomos për të rinjtë; një sistem arsimor gjithnjë e më problematik, sidomos në këto vitet e fundit që po rëndohet me pandeminë; paqartësia e të ardhmes evropiane të vendit; mungesa e hapësirave dhe nismave për formimin dhe pro-ligjshmërinë nga shoqëria civile si edhe qershia mbi tortë e korrupsionit, janë vetëm disa nga shkaqet që shumë të rinj shkojnë drejt e në duart e krerëve të krimit ose braktisin vendin. E situata nuk po shkon drejt përmirësimit.

Nuk është e lehtë unë e di këtë. Aspak e lehtë. Ne jemi shqiptarë e në historinë tonë kemi shtresa e nënshtresa problematike të akumuluara me dhjetra e qindra vite. Të gdhendësh në granitin e këtyre shtresave rrezikon shumë, ose të mos bësh asgjë, ose ta shkërrmoqësh krejt. E për këtë arsye duhet art, durim, këmbëngulje në një shoqëri të frustruar e plot probleme, por ende plot me energji.

Të rinjtë e të rejat që kemi janë një thesar plot energji, por nëse i braktisim mund të kthehen në lëndë shpërthyese dhe dëmtojnë shoqërinë, përveçse veten e tyre. Ata meritojnë vëmendje.

Po ashtu punonjësit tanë të policisë janë njerëz të jetës së përditshme si të gjithë ne, me një mision dhe një detyrë. Nuk është aspak e lehtë as për ta. Prandaj përveçse të kemi besim, duhet t’i mbështesim si shoqëri.

MË TEPËR

Sport18 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix18 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix18 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix18 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix18 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix19 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix19 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix19 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix19 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix19 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook