Lidhu me ne

Mix

Këto janë disa nga shenjat e para të problemeve të mëlçisë

Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ka shumë role të rëndësishme si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Një nga veçoritë më kryesore të mëlçisë theksohet fakti që është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi. Por dëmtimi i mëlçisë duhet të kapet në kohë, transmeton AgroWeb.

Disa shenja kryesore të dëmtimeve të mëlçisë

Çehre e verdhë

Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet për shkak të niveleve të larta të bilirubinës të akumuluar në gjak, lëkura dhe sytë bëhen të verdhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës. Kjo gjendje njihet si verdhëz. Sëmundja shfaqet kur mëlçia është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të përpunojë bilirubinën. Ky lloj i dëmtimit të mëlçisë mund të shkaktohet nga përdorimi i tepruar i substancave toksike, infeksionet, përdorimi i tepruar i alkoolit, hepatitit, tumoreve dhe nga përdorimi i drogës.

Ënjtje

Mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është dëmtuar, nuk mund të funksionojë siç duhet dhe të bëjë punën e saj. Kjo sjell akumulim të ujit në trup dhe gjymtyrë, në shumë raste tek këmbët dhe barku.

Nxirje

Nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet më shpejt dhe më shumë në rast dëmtimi. Po ashtu edhe kur priteni apo çaheni, gjakderdhja është më e zgjatur dhe mpiksja më e vështirë. Arsyeja për këtë është prodhimi i reduktuar i proteinave të nevojshme për mpiksjen e gjakut. Mëlçia prodhon faktorë të koagulimit dhe nëse është dëmtuar ata nuk mund të prodhohen.

Kruajtje

Simptoma të tjera të sëmundjes së mëlçisë janë kruajtja, dështimi i veshkave dhe problemet me gjëndrën tiroide. Kruajtja fillon si shqetësim acarues, shfaqet në vende të ndryshme të lëkurës.

Probleme me tretjen

Problemet me mëlçinë arrijnë të sjellin ndryshime në ngjyrën e jashtëqitjes. Nëse vuani nga këto probleme, jashtëqitja bëhet më e zbehtë dhe ngjyra e urinës bëhet më e errët.

Asnjë simptomë

Në disa raste, mëlçia e dëmtuar mund të mos tregojë ndonjë simptomë ose shenjë. Në këto raste njerëzit nuk janë as të vetëdijshëm për problemet. Është tronditëse që gati gjysma e pacientëve nuk kanë simptoma. Ata vetëm vënë re lodhje të vazhdueshme, kruarje dhe mungesë të energjisë. Nëse sëmundja e mëlçisë nuk trajtohet në kohë, pacientët mund të bëhen të çorientuar, të hutuar dhe shumë të përgjumur. Në rastet më të këqija pacientët mund të përjetojnë koma dhe madje specialistët tregojnë për situata fatale për shëndetin./agroweb

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

7 të pathëna për Chiara Ferragni dhe Fedez sipas librit mbi jetën e tyre

Edhe pse u shkrua muajt e fundit, duket se Selvaggia Lucarelli kishte mbledhur materiale për Ferragnez shumë përpara se të shpërthente...

Mix7 minuta më herët

Cilët janë telefonat inteligjentë Motorola me kamerat më të mira në 2024?

Motorola është sinonim i një prodhuesi të ekuilibruar, i aftë për të ofruar pajisje të pajisura me teknologji të avancuar...

Mix8 minuta më herët

Xiaomi Mix Flip do të jetë smartfoni me karikimin më të shpejtë

Suksesi i arritur nga telefonat inteligjentë të palosshëm në vitet e fundit është i padiskutueshëm, por është befasuese të mësohet...

Mix10 minuta më herët

Cilat janë ndryshimet midis Samsung Galaxy S23 dhe Galaxy S23+, çfarë ndryshon?

Gama e Samsung Galaxy S23 është, edhe sot, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga publikimi i...

Mix14 minuta më herët

iPhone 16 Pro: ekrani do të jetë super i ndritshëm

Orët e fundit kanë dalë detaje shumë interesante në lidhje me iPhone-ët e rinj të nivelit të lartë nga Apple;...

Mix25 minuta më herët

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë e saj

FOTO: PENGUIN RANDOM HOUSE/GETTY IMAGES Jessica Biel do të ndërgjegjësojë sa më shumë prindër dhe njerëz në çdo cep të...

Mix26 minuta më herët

4 shenjat e horoskopit që kanë më shumë ide kreative

Kreativiteti është aftësia për të parë botën nga një këndvështrim unik. Ky aspekt e bën botën e tyre plot me...

Mix28 minuta më herët

Sa herë në javë duhet të bëni seks që të ngadalësoni plakjen

Ka shumë përfitime që çiftet marrin nga seksi: djegia e kalorive, forcimi i sistemit imunitar, çlirimi i dopaminës, kështu që...

Mix37 minuta më herët

Tri arsye shëndetësore pse duhet të largoni peshën e tepërt nga beli

Foto ilustruese Fatkeqësisht shëndeti i tepërt te barku nuk është vetëm një problem që i përket pamjes. Mjekët e konsiderojnë...

Radar45 minuta më herët

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico qëllohet me armë – Video

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. Kryeministri Fico u qëllua pas një takimi të qeverisë në Handlova,...

Facebook