Lidhu me ne

Mix

Orkidea, lulja e dashurisë dhe admirimit

Orkidea është një lule që ka një bukuri të përsosur dhe rrezatuese. Në gjuhën e luleve, ajo i bën elozhe hirit dhe bukurisë femërore. Kjo lule mund t’i dhurohet një femre për të shprehur poetikisht admirimin dhe dashurinë që keni për të.

Orkide 1

Por ajo gjithashtu mund t’i dhurohet edhe për të falënderuar ose për të uruar një nënë të re. Orkidea është një lule e përkryer për një grua të rafinuar dhe elegante. Përveç kësaj, simbolizon feminilitet të lavdishëm dhe bukuri të pjekur. Nëse një femër ka shije të hollë, mund të zgjidhni t’i dhuroni një orkide.

Orkide 2

Në horoskop, kjo lule përfaqëson misterin dhe ndjeshmërinë e shenjës së akrepit. Me petalet e saj rozë të thellë simbolizon dashurinë dhe bukurinë, tundimit të së cilës nuk i reziston askush.

Orkide 3

Nëse keni vendosur të blini orkide, është mirë të dini si të kujdeseni për to.

Orkide 4

Orkidetë janë që prej disa shekujsh lulet e preferuara për t’u vënë në shtëpi dhe arsyeja është padyshim pamja e tyre elegante dhe delikate. Por delikate nuk është vetëm pamja e orkideve. Në fakt këto lule kërkojnë një kujdes të madh.

Orkide 5

Ato janë bimë me rrënjë ajrore dhe kështu do të ishte ideale të vihen në vazo që varen në tavan. Ndryshe nga lulet e tjera, orkidetë kanë më shumë nevojë për sfungjer e copa druri sesa për dhe.

Orkide 7

Momenti më delikat i bimës së orkidesë, është lulëzimi. Për të mundësuar një lulëzim sa më të gjatë, është mirë të fshihen çdo ditë gjethet me një leckë të lagur, në mënyrë që të mbahen larg parazitët, të cilët janë shumë të rrezikshëm për lulet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar17 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport17 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix17 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix17 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook