Lidhu me ne

Radar

Çel dyert çerdhja e kopshti Sunny Hill, financoi qeveria e Katarit dhe Dua Lipa në foto del Erion Veliaj


Falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, çeli dyert çerdhja dhe kopshti i Katarit “Sunny Hill”, i cili më pak se dy vite më parë u shkatërrua nga tërmeti tragjik, por sot mirëpret mbi 300 vogëlushë.

16e1cae5-840f-4e52-9b33-9b4c1d9d41af

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, vepër e cila u realizua falë grantit prej 5 milion dollarësh për financimin e projekteve të rikonstruksionit të tre institucioneve arsimore në Tiranë. Duke falenderuar miqtë e Katarit për ndihmën bujare, por dhe këngëtaren Dua Lipa, që mundësoi mobilimin e brendshëm të çerdhes dhe kopshtit, kryebashkiaku Veliaj tha se investimet në arsim, duke nisur që në sistemin parashkollor, janë pasqyra më e qartë e Tiranës së 30 viteve të ardhshme.

02c2f2f8-3795-4184-a7e8-d2089bca1f1b

“Nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes se si do të jetë Tirana pas 30 viteve, ne tregojmë një kopësht, sepse Tirana e 2050-ës gjendet në këto hapësira. Nëse këto hapësira janë të mira, atëherë e ardhmja e Tiranës do të jetë e mirë. Nëse këto hapësira janë ato që gjetëm në 2015-ën, me lagështirë, ky qytet nuk frymëzon më. Përgjigja për Tiranën e 2050-ës është ky kopësht, që ne ringritëm me miqtë tanë nga Katari dhe këngëtaren e famshme Dua Lipa. Ata janë dëshmi se si kontributi i njerëzve që duan të ndihmojnë, prodhon diçka fantastike,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se si ky kopësht, nga i njëjti financim po ringrihen dhe do të hapen së shpejti edhe shkolla “Lasgush Poradeci” dhe shkolla në Pezë.

3cc268f8-daad-4eca-b918-367d9a2d7f83

Edhe ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri, theksoi se vendi i tij i kushton një kujdes të veçantë arsimit për rolin vendimtar në formimin e një brezi të vetëdijshëm e të kulturuar, që ndërton një shoqëri të drejtë dhe kontribuese në realizimin e zhvillimit social dhe ekonomik. “Shpresoj që rikonstruksioni i këtyre tre institucioneve arsimore të kontribuojë në mbështetjen e zhvillimit njerëzor të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht në garantimin e një të ardhmeje të begatë dhe premtuese për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë,” deklaroi Ali bin Hamad Al-Marri.

3eda518f-169d-4b91-b2b5-a488668554c1

Kreu i Bashkisë tha se përveç forcimit dhe modernizimit, hapësirat e kësaj godine janë trefishuar, duke shtuar po me tre herë edhe kapacitetin e fëmijëve që mund të akomodohen në këto mjedise. “Parimi ka qenë ta bëjmë më të fortë, më të bukur dhe më të madhe dhe shkuam nga një kopsht që kishte vetëm 100 fëmijë, edhe prej kushteve të amortizuara, në trefishin e tyre. Kjo do të thotë se 300 prindër shkojnë më të qetë në punë. Janë 300 familje që sigurojnë të ardhura, prej faktit që na kanë besuar dritën e syve dhe besoj se nëse do shikojmë efektin kaskadë që ka kjo në ekonomi, në komunitet, apo në aftësimin dhe karrierën e gjithë këtyre prindërve, është një sukses i jashtëzakonshëm. Bekuar qofshin ata që punojnë për fëmijët e që prodhojnë punë të tilla të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, më të forta, më të mëdha dhe më të bukura,” tha Veliaj.

7e33a45d-7160-4696-9ae7-727b1f3b389c

Kreu i Bashkisë e mbylli fjalën e tij me një apel për të gjithë qytetarët, për t’u vaksinuar, si e vetmja mënyrë për lehtësimin në radhë të parë të fëmijëve të tyre të cilët do shpëtojnë nga mësimi me turne në shkolla, por dhe për vetë ata që ankohen për shtimin e trafikut në kryeqytet. “Nuk shoh asnjë mënyrë tjetër se si të hapemi totalisht dhe të kemi kapacitete të plota. 10 shkolla përnjëherë, duke filluar nga viti kur Tirana u shpall kryeqytet 101 vite më pare, janë rekord për historinë e këtij qyteti. Por pavarësisht se i kemi shtuar hapësirat, mësimi vijon me turne prej pandemisë. Po të vaksinohemi shkojmë të gjithë me një turn dhe trafiku krijohet vetëm në orët pikut, jo 4 herë në ditë,” apeloi Veliaj.

0e16cc2b-85b9-4557-b9b0-0a6ca1010086
3151d007-601e-4af0-986d-d8af86e79837
c76362f2-8fb9-4971-9bb1-c696129df051

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook