Lidhu me ne

Mix

Kozaku tregon të vërtetën e rrëmbimit: U harxhuan 20 mijë euro për të më kapur


Prej disa javësh, Kozak Braçi, i njohur si “Mbreti i Instagramit” u bë kryefjala e mediave për shkak të rrëmbimit të tij.

Një sherr mes tij dhe Fabio Dushkut i cili ndodhet në burgun e Koridhalos në Greqi, bëri që Kozaku të merrej peng poshtë shtëpisë së tij në zonën e Alliasit në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kozaku ka treguar të gjithë dinamikën e rrëmbimit të tij. Ai ka theksuar se janë harxhuar 20 mijë euro që ta kapnin.

“Edhe unë pata bërë pak gabim. E shava. Më hodhën një tritol te shtëpia dhe aty fillova të shaja dhe unë. Nisi grindje në Instagram, budallëqe me story, u kapëm kot. Më hodhën atë tritolin te shtëpia, si të shikosh nënë të qajë në shtëpi. Me atë kisha sherr dhe mendova që ma bëri ai. Fillova ta shaja dhe dola nga shinat. Bëra gabim dhe unë. Të rrëshket ndonjëherë këmba dhe nuk di çfarë bën.

Dhe ai personi që kam sharë nuk ishte ndonjë kalama, ishte me pozita. Presioni ishte shumë i madh. Nuk ishte mirë të bëjë video se ajo ishte gjë koti.

Kur u mora peng doja veç të shpëtoja, nuk mendoja gjë tjerët, vetëm të lirohesha. Si të shohësh 13 veta që kanë ardhur për ty normal që ke frikë. Është gjëja më e keqe të të marrin peng. Isha në shtëpi.

Kisha 1 muaj që më ruanin, por nuk më kapnin, me kamera nëpër makina, se nuk ishte kollaj që të kapesha. Ruhesha. Bëja lëvizje të kontrolluara. Kur ke famë nuk del tek pullë. Edhe nuk ruhesha dhe shumë fare por e neglizhova situatën. Ishte ora 18:00, isha live, mora një taksi në telefon dhe i thashë dua të iki në studio të regjistroja këngën. Marr taksinë, e merrja përherë. Hipi në taksi mbrapa, atë ditë sikur e ndjeja.
I them ec shpejt se mos na marrin peng.

Më del një grua që kam te lagjia, një grua me karrocë. Ajo më vonoi. Futem te makina dhe më ndaluan 4 makina, më bllokojnë poshtë shtëpisë edhe më marrin peng. U futa në peng, shumë presion i madh, shumë adrenalinë e madhe. Janë harxhuar 20 mijë Euro të kapesha unë”, rrëfeu Kozaku.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix10 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi24 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi24 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix24 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix24 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook