Lidhu me ne

Radar

Lulzim Basha ka humbur toruan, shpejt kështu, humb dhe partinë!

Një valë hakmarrje ka përfshirë Partinë Demokratike, gjë e cila po e rrënon edhe më shumë pozitën e Lulzim Bashës në bazë dhe te anëtarësia blu. Të gjithë përfaqesuesit demokratë që po mbështesin Berishën, Basha ka nisur t’i sakrifikojë, duke ju marrë postet që mbanin në bazë të meritave politike. Kështu radha i ka ardhur sot edhe Luan Baçit, të cilin Basha e ka shkarkuar si kryetar dege pa pyetur askënd dhe në vend të tij ka vendosur Kapllajn, i cili as nuk jeton në Fier.

Para Baçit, Basha u hakmor ndaj Flamur Nokës, të cilin e përjashtoi si nënkryetar të komisionit të sigurisë dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga grupi. Po ashtu Basha u hakmor edhe ndaj Oerd Bylykbashit, të cilin e hoqi nga çështjet e reformës zgjedhore, duke ja minimizuar rolin brenda partisë. Të njetin fat pati edhe Edmond Spaho e më pas Paloka, i cili nuk u zgjodh as si nënkryetar. E me sa duket cdokush tjetër në vazhdim që do mbështesë Berishën do e presë përjashtimi. Dhe nëse kjo situatë vazhdon edhe për dy apo javë, me shumë gjasë, do mbesë në krah vetëm me Grida Dumën, Ervin Salianjin e profesorin Gjemarkaj.

Taktika e përjashtimit që Basha po ndjek me mbështetetësit brenda radhëve ndaj ”Foltores” është tipikisht bolshevike, duke ndjekur parimin: “nëse s’je me mua, nuk bën pjesë më në parti”. Pra sipas Bashës çdokush që ka një mendim ndryshe nga ai, çdokush që ka kontribute të vyera në patrti por që mendon se kryetari ka gabuar me vendimet që ka ndërmarrë, duhet të largohet nga funksionet që mban. Madje dhe të largohet nga partia. Albana Vokshi ja tha në mbledhjen e grupit: “Grupi Parlamentar, Kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar pra çfarë të keqe ka që të ndjekim ‘Foltoret’? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! “

Por Basha nuk dëgjon nga ai vesh!

Përfundimisht, “Foltorja” e Berishës ka bërë që Basha të humbasë toruan. Mbështetja e gjerë që po has në bazë kjo nismë e doktorit ka krijuar panik te Basha, i cili po ndjen ti dridhet çdo ditë e më shumë karrigia e kryetarit të partisë. E nëse vazhdon kështu, duke mos krijuar frymën e bashkëpunimit edhe me kritikët apo hapjen e plotë të partisë, Basha shumë shpejt krahas mendjes, do humbasë edhe partinë. Shumë shpejt! (…ndërkohë firmat për Kuvendin Kombëtar janë mbledhur më shumë se dyfishi i numrit të domosdoshëm)

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook