Lidhu me ne

Radar

Zhvillimet në PD, Bamir Topi: Shqipëria në këtë moment, s’ka opozitë.

Zhvillimet në PD, Topi: Shqipëria në këtë moment,

Ish-presidenti Bamir Topi teksa komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu mes kryedemokratiti Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha, deklaroi se aktualisht Shqipëria nuk ka një opozitë.

I ftuar në News 24, Topi deklaroi se Partia Demokratike është përfshirë nga një forcë e kundërt me revolucion dhe haptazi vërehet se ndodhet në një krizë.

“Në Partinë Demokratike kriza ka dalë në shesh. Sot, këtë e pranojnë me shumë natyrshmëri të gjitha palët. Partitë krijohen jo për t’i shërbyer individëve, por qytetarëve. Këtu ka ndodhur një proces i kundërt me evolucionin, këtu po ndodh një tkurrje. Janë dy individë që deri në fillim të shtatorit kanë qenë bashkë,” u shpreh Topi.

Lidhur me deklaratën e Berishës se në vitin 2017 i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, Topi shprehet se e gjykon si Berishën edhe Basdhën  si një person i vetëm.

“Ka vetëm dy rrugë, ose kanë qenë bashkë, ose tani po del në pah një hiprokrizi. Duke i rezervuar vetes një pozicion komod duke mos u shprehur, ai mori autorësinë. Berisha ka qenë një njeri që gjithmonë është ekspozuar, por për gjërat që kanë të bëjnë me ekzistencën e PD dhe kryetarit të partisë, ai hesht. Unë i gjykoj të dy si një person të vetëm. Njëri është pjellë i tjetrit. Të dy kanë bashkëqeverisur. Ne e shohim që Berisha edhe në këto kushte e ka marrë bazën e partisë Bashës,” deklaroi Topi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook