Lidhu me ne

Mix

Shkëndije Mujaj: Shpresoj që vajzat të zgjedhin një rrugë më të mirë se unë!


Dikur njihej për këngët e pozat provokuese, por Shkëndije Mujaj e ka lënë pas të shkuarën artistike për t’iu përkushtuar tërësisht një misioni dinjitoz: dashurisë ndaj Zotit. Gjatë një lidhjeje në “Skype” me emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ish-këngëtarja rrëfehet e turpëruar për jetën e mëparshme dhe e quan atë “boshe”. Për më tepër, ajo nuk e mendon një rikthim në muzikë.

Rudina Magjistari: Përpara këtij ndryshimi në jetën tënde, Shkëndije, ti je marrë me muzikë, bërë shumë këngë, madje je konsideruar atëherë si një këngëtare shumë provokuese. Çfarë mendimi ke tani për ato punë të tuat, për këngët që ke realizuar atëherë?

Shkëndije Mujaj: Në kohën kur nuk kam qenë e fokusuar te Islami, natyrisht që do të merresha me diçka. Humbja e kohës në këtë botë është muzika, sporti. Mua më ka pëlqyer gjithmonë muzika dhe pozat, udhëtimet e gjëra që tani nuk më çojnë peshë e nuk më tërheqin më, pikërisht prej religjionit që janë të ndaluara. Unë nuk po jetoja në qetësi shpirtërore, edhe atëherë kur kam qenë, unë i kisha të gjitha, mirëpo sipas Islamit, në çdo zemër, në qenie njerëzore është një vend që Zoti e ka lënë për vete dhe nëse ajo nuk ushqehet gjithmonë, do të ndjehesh bosh. Çdo person që është në showbiz, atë e ka të zbrazët dhe secili kalon në periudha dhe faza të këqija shpirtërore, që para publikut, qeshin, mundohen të shesin sa më shumë që të fitojnë, por në aspektin shpirtëror janë totalisht bosh, por nuk e tregojnë atë pjesë. Kështu kam qenë edhe unë.

Rudina Magjistari: Do të doje të ktheheshe sërish në muzikë, edhe sot që flasim?

Shkëndije Mujaj: Jo.

Rudina Magjistari: Pse?

Shkëndije Mujaj: Në muzikë, me një mesazh të vërtetë po, po për shembull disa tekste që kur i dëgjoj ma vrasin veshin…

Rudina Magjistari: Tekste të këngëve të tua?

Shkëndije Mujaj: Në përgjithësi, edhe të miat sepse nuk kanë qenë më të mira të miat, po flas njëherë për veten time se kam qenë kontrast total me jetën normale, madje tani më vjen turp kur m’i dërgojnë disa “Ja shiko këngën”, ose disa nëna që “ah, vajza ime dëshiron të bëhet këngëtare”, them “oh Zot” me vete, shpresoj të zgjedhë një rrugë më të mirë se ajo që kam zgjedhur unë më herët.

Rudina Magjistari: Por muzika, në një formë tjetër, sot të përmbush shpirtërisht?

Shkëndije Mujaj: Muzika reale, që përshtatet me tekstin se çfarë mesazhi po përçon po, ka muzikë që të sjell një ndjenjë të bukur, që përçon mesazh pozitiv e motivues, atëherë mund të jetë në rregull.

Ndërkohë, Shkëndija rrëfen se aktualisht po studion në një degë që quhet “Kujdesi Shpirtëror” e cila e ka sjellë më afër me Zotin dhe njëkohësisht punon

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook