Lidhu me ne

Mix

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u bërë nëna me kohë të plotë

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Për hir të një karriere dhe popullaritetit, famës, parave, ambicies, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa. Ka të tjerë që kanë hequr dorë nga gjithçka për t`iu përkushtuar familjes dhe sidomos fëmijëve. Ato mund t`i kthehen jetës profesionale kur të duan. Fëmijët rriten shpejt. Terrenin e kanë gati gjithsesi!

Disa prej tyre i gjen më poshtë:

Uma Thurman

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Në një nga intervistat e saj përpara se të lindte fëmijën e tretë, aktorja pranoi se po luftonte me ndjesinë e fajit që luftojnë nënat që punojnë. Tani ajo po merr role të vogla në filma, duke ia kushtuar pjesën më të madhe të kohës rritjes së fëmijëve.

Jessica Biel

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Jessica Biel ishte një nga aktoret më të ngarkuara në Hollyëood derisa takoi bashkëshortin e saj, Justin Timberlake. Çifti po rrit 2 djem — më i vogli ka lindur vitin e kaluar. Biel i ka dhënë përparësi familjes mbi karrierën e saj. Aktorja mendon se amësia është tepër e vështirë, puna më e vështirë në botë, por gjithashtu shton se është një përvojë e mahnitshme.

Jessica Simpson

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Jessica Simpson dikur krijonte sensacion në muzikë në vitet ’90 dhe 2000 derisa vendosi të hiqte dorë nga karriera e saj muzikore. Tani ajo është një nënë me kohë të plotë e 3 fëmijëve dhe një biznesmene e suksesshme. Mëmësia gjithashtu e frymëzoi atë të lançonte një koleksion veshjesh për gratë shtatzëna.

Nicole Richie

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Nicole Richie është një yll i shfaqjeve televizive amerikane. U bë e njohur për “The Simple Life” në 2003-2007. Pasi u martua, u bë nënë e dy fëmijëve dhe bë shtëpiake e lumtur për disa vite.

Leelee Sobieski

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Leelee Sobieski është një aktore amerikane që u bë e famshme në adoleshencë për rolet e saj në “Here on Earth” dhe “The Glass House”. Sot, ajo është një figurë e respektuar në botën e artit dhe një nënë me kohë të plotë e 2 fëmijëve. Sobieski dhe bashkëshorti i saj, një stilist i famshëm i quajtur Adam Kimmel, vendosën që të dy bashkë të tërhiqeshin nga sytë e publikut dhe të fokusoheshin te familja.

Hilary Duff

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Hilary Duff është një aktore dhe këngëtare amerikane, e cila dikur ishte idhulli i adoleshentëve të kohës. Pasi lindi fëmijën e saj të parë, ajo vendosi ta ndërpresë karrierën e saj televizive. Duff ia kushton shumicën e kohës 3 fëmijëve të saj, siç theksoi ajo vetë: “Gjithmonë e dija se të bëhesha nënë do të ishte përparësia ime numër një në jetë”.

Christina Aguilera

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Christina Aguilera është mbi të gjitha krenare për lindjen e fëmijëve të saj. Kur Aguilera lindi fëmijën e saj të parë, u tërhoq nga qendra e vëmendjes. Tani është nënë e 2 fëmijëve dhe publikon këngë herë pas here, por ende i jep përparësi familjes mbi gjithçka.

Alicia Keys

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Këngëtarja 15 herë fituese e çmimeve Grammy, Alicia Keys, është nënë e dy 2 fëmijëve. Turneu i saj i fundit i koncerteve ishte në 2013-ën. Sot, Keys merr pjesë herë pas here në disa projekte (si The Voice), por kryesisht i jep përparësi familjes dhe fëmijëve të saj.

Elizabeth Hurley

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Aktorja angleze Elizabeth Hurley, e cila u bë e famshme për shkak të rolit të saj si Vanessa Kensington në komedinë hit të Mike Myers, nuk po luan më role kryesore. Hurley lindi një fëmijë si nënë beqare në vitin 2002. Siç komentoi vetë, ajo vendosi ta ketë djalin mbi punën, mbi jetën shoqërore dhe mbi çdo gjë.

Lisa Bonet

Të famshmet që hoqën dorë nga karriera për t`u

Lisa Bonet është nënë e 3 fëmijëve dhe thuajse e ka ndërprerë karrierën e saj të aktrimit. Aktualisht bën nënën dhe mësuesen e fëmijëve të saj.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook